Dashi: Nëse dita nuk ju ofron programe ekzaltuese dhe mendja është disi e lodhur, dedikojuni punëve të shtëpisë, edhe pse në mbrëmje kënaqësia nuk do të mungojë. Dedikojini kohë personit të zemrës dhe kujtohuni që besimi dhe vetëbesimi qëndrojnë në thelb të një marrëdhënieje të mirë në çift. Ditë perfekte kjo e sotmja për të nisur një dietë dhe për t’i dedikuar pak kohë gjendjes fizike.
Demi: Me qiellin që do të keni sot, mund të guxoni dhe bëni gjithçka. Fati është nga ana juaj dhe do të jetë në çdo situatë madje dhe tek ajo më e pamundura. Zmadhojeni rrethin e miqësive, do të kënaqeni. E nëse jeni në çift do të jetoni emocione të këndshme. Nëse jeni beqarë kini besim tek morrnicat që do t’ju përshkojnë trupin. Ballo, kinema, spektakël, koncert, këto mund të jenë opsionet e duhura për të gjallëruar mbrëmjen tuaj.
Binjakët: Me Hënën që kalon tek Peshqit mund të themi se nuk është dita juaj. Duhet të shmangni situata të paqarta e ambige të cilat mund t’ju sjellin pak mërzi. Kujdes me impenjimet që mund t’i lini pas dore, sepse mund t’ju bëjnë të humbisni kohë të vyer. Është e kotë t’a shmangni një dialog të vështirë me partnerin sepse me kalimin e kohës situata do të marrë përmasa më të mëdha, do të përkeqësohet.
Gaforrja: Hëna dhe Neptuni do të mundësojnë një ditë me ide brilante, kështu që lëshohuni në një sërë rastesh me fat që duhet të kapni në ajër. Nëse keni në plan një udhëtim interesant mos e lini t’ju ikë. Nëse dikush ju josh, ju do në krah. Pranojeni kërkesën. Një lexim interesant, një diskutim inteligjent me miqtë… Takimet sot do të kenë një përfundim që nuk e prisnit.
Luani: Humori do të jetë disi më i mirë se në ditët që kanë kaluar dhe do t’i gjeni zgjidhje problemeve që kanë krijuar tension në familje. Nuk tërhiqeni kurrë nëse keni mundësi të ndihmoni një mik. Tani do të keni mundësi të shihni disponibilitetin tuaj që do t’ju rikthehet falë atyre lidhjeve miqësore që me të vërtetë janë të konsoliduara. Interes kulturor, ekspozita arti.
Virgjëresha: Është e kotë të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë… Kjo nuk është dita juaj. Dikush nuk është i sinqertë me ju dhe nuk ka asgjë më irrituese se sa të merrni vesh se nuk ju rikthehet besimi që i keni dhënë. Është një moment i mirë për të rikonsoliduar dhe konsideruar gjërat që kanë ndodhur në të shkuarën dhe t’i përmirësoni ato. Disa modifikime duhen bërë edhe për të përmirësuar jetën në çift. Kini kujdes sot tek paratë që shpenzoni dhe tek gjërat që hani.
Peshorja: Jo dhe aq ekzaltuese dita sot, por gjithsesi e qetë. Kjo ditë do tju shohë të impenjuar në zbrazjen e një sërë pakënaqësish. Dreka dhe mbledhje familjare në këtë moment festiv ju impenjon më tepër seç duhet. Përsa i përket dashurisë mos e lini dembelizmin t’ju dominojë. Hiqni dorë nga divani, TV dhe Facebook-u në favor të një mbrëmjeje të këndshme. Nuk do të bëheni pishman! Lëvizni dhe praktikoni sportin tuaj të preferuar.
Akrepi: Do të jetë një ditë e jashtëzakonshme festive për ju sepse Hëna dhe Neptuni ndodhen në fushën e pestë. Do të tërhiqni rreth jush simpatinë dhe interesin e njerëzve që do të takoni. I shkëlqyer parashikohet të jetë kuptimi me partnerin, në sferën sentimentale dhe atë erotike. Nëse jeni singëll, mundësitë nuk do t’ju mungojnë. Programe të këndshme parashikohen edhe me miqtë.
Shigjetari: Hëna do të jetë armiqësore sepse ka kaluar tek Peshqit dhe do t’ju sjellë jo pak shqetësim dhe nervozizëm: Lëvizni me mend në kokë! Në dashuri do të krijohet një atmosferë jo fort e këndshme si pasojë e një diskutimi banal. Mos e zgjasni shumë. Për t’u mbajtur në formë nuk do t’ju nevojiten dieta të veçanta. Do t’ju mjaftojë të shmangni ushqime të pasura me yndyrna dhe të hani ushqime me fibra.
Bricjapi: Një ditë për t’u mbajtur mend. Për panoramën e jashtëzakonshme që yjet kanë krijuar, për lajmet e bukura që do të merrni dhe për simpatinë. Sharmi dhe suksesi që do të gëzoni në çdo ambjent do të flasë për dashuri. Nëse keni një histori në rrugëtim, do të kuptoni që është momenti për të investuar emocione dhe energji për t’a bërë edhe më të lumtur. Plane të këdshme dhe takime për të mos u nënvleftësuar sot.
Ujori: Një ditë si kjo shijon. Jetojeni dhe përfitoni sa më shumë për të kënaqur dëshirat dhe kuriozitetet e shumëfishta që keni. Do të ishte gabim i madh nëse privoni veten nga ajo që ju jep kënaqësi. Edhe pse gjithçka shkon mirë në fushën sentimentale, në lidhjet e gjata të dashurisë, dikush nuk do të lërë pas dore një flirt të mundshëm.
Peshqit: Do të ndiheni mirë dhe në harmoni me ambjentin që ju rrethon. Kjo ditë do të sjellë siguri, stabilitet në marrëdhëniet me njerëzit e afërt dhe partnerët. Do të jenë gjërat e vogla të së përditshmes që do t’ju ngrohin zemrën dhe do t’ju mbushin shpirtin me kënaqesi. Kënaquni me partnerin por edhe me miqtë, por pa lënë pas dore dietën. Bëni një jetë të rregullt sportive.