Dashi: Parashikohen shumë ftesa për mbrëmjen tuaj, por në mënyrë të dukshme jeni duke pritur një ftesë speciale. Relatat sociale do të jenë të favorshme falë simpatisë suaj dhe tërheqjes që keni ndaj të tjerëve. Shpirti i iniciativës nuk do të mungojë dhe shumë prej jush do të marrin benefitet e veprimeve të tyre.

Demi:  Një fllad optimizmi do t’ju përfshijë e do t’ju bëjë me humor të mirë, falë mirëqenies së brendshme dhe kontaktit që keni me natyrën. Në familje do të jeni të sheqerosur. Momente të këndshme në jetën sociale që do t’ju japin mundësinë për kontakte te reja dhe momente totalisht argëtues. Bëjeni tërheqese mbrëmjen nën shoqërinë e partnerit duke dhënë më të mirën, pa kursyer fjalët e mira dhe ëmbëlsinë.

Advertisement

Binjakët:  Një klimë yjore dinamike dhe stimuluese, e mundësuar nga Hëna dhe Jupiteri në fushën e gjashtë, do të shoqërojë iniciativat tuaja. Kështu që udhëtime, studime, punë, miqësi, mesazhe dhe takime do t’ju rezervojnë surpriza entuziazmuese. Aventura që do të përfundojnë më së miri dhe jo vetëm për ata që janë singëll. Mos e lini për nesër atë që mund të bëni sot  edhe pse fati rrotullohet rreth jush, sot mund t’a keni nesër jo.

Gaforrja: Yjet ju këshillojnë t’a merrni qetë në punë dhe biznes, sepse nuk është ky momenti ku mund të synoni për të arritur rezultate prestigjoze. Me Hënën në fushën e dymbëdhjetë, nuk do të lini pas dore shëndetin e aq më shumë biznesin. Edhe nëse dashuria nuk është gjithçka nuk mund të bëjmë pa të. Në sport mos bëni si të pathyeshëm dhe bëni kujdes se si lëvizni.

Luani: Për shumë prej jush kjo ditë do të jetë e jashtëzakonshme. Falë një qielli të favorshëm do të kundërmoni tërheqje fine që do të afrojë pranë jush simpatinë dhe interesin e personave që do të takoni. Do të bëni një jetë mondane të pasur dhe të lëvizshme. Do të jeni të stimuluar për njohje e persona të rinj nga ambjente te ndryshme. Çiftet e lumtur do të përjetojnë një mbrëmje të magjishme.

Virgjëresha: Sot do t’ju presë  një ditë  me ulje e ngritje dhe për të vepruar më së miri keni nevojë për më shumë rregull dhe qartësi. Në sferën private jeni duke luftuar mes ndjenjash të kundërta dhe nuk e dini mirë se ku të drejtoheni. Gjëja më e zgjuar do të jetë të mos bëni asgjë duke pritur kështu që idetë të kthjellohen. Mund të reagoni ndaj stresit duke kërkuar hapësirat ku të shfryni tensionin, mirë do të ishte ndonjë shëtitje.

Peshorja: Ka ardhur momenti të përvishni mëngët. Do të keni mbështetje shumë të mirë yjore përsa i përket profesionit, çështjeve praktike dhe biznesit. Hëna dhe Jupiteri do të favorizojnë të gjithë ata që janë duke ndërmarrë një udhëtim pune, por edhe ata që janë duke firmosur një kontratë të rëndësishme. Në dashuri dini më së miri se çfarë doni dhe askush nuk do t’ju ndalë për të realizuar aspiratat tuaja. Do të merrni një dhuratë. Ftesa për në mbrëmje do të marrin shumë prej jush.

Akrepi: Jeni në formë dhe po e shihni jetën me më optimizëm. Bravo! Falë kuriozitetit tuaj do të keni mundësinë të mësoni diçka të re që do të rezultojë shumë e dobishme në planin profesional. Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie prisni një mbrëmje të këndshme të karakterizuar nga shkëmbime afektive. Nëse jeni singëll do të keni mundësinë të vini në provë aftësinë tuaj joshëse.

Shigjetari: Kalimi i Hënës tek Binjakët do të ketë rezultate që mund t’ju bëjnë disi konfuzë. Do të jeni nervozë, në ankth, kaotik dhe të padurueshëm. Qetësohuni! Vendoseni në një cep agresivitetin që keni në drejtim të miqve familjarëve dhe nxirrni në pah buonsensin dhe shpirtin e bashkësisë. Përgatisni një çaj të mirë qetësues ku të ketë edhe lule portokalli e portokall.

Bricjapi: Nëse doni ta mbani humorin dhe vetvlerësimin tuaj lart mundohuni të gjeni interesa të reja. Asgjë nuk është më e keqe se mërzia. Ky mund të jetë momenti i mirë për të sistemuar disa çështje të lëna pezull. Nisni një dietë të këshilluar nga mjeku juaj, merruni me fizikun dhe pamjen tuaj. Kështu do të jeni të kthjellët dhe do t’ja dilni më së miri në çdo situatë.

Ujori: Ndiheni shumë mirë. Në këtë moment mendjen e keni të zbrazur dhe idetë i keni të qarta. Hëna dhe dielli stimulojnë kuriozitetin dhe aftësinë tuaj për të qëndruar në grup. Do të keni mundësinë të thelloni interesa të reja kulturorë dhe të ndërthurni njohje interesante. Komunikimi në nivle të mira do të përmirësojë miqësinë dhe dashurinë. Jini të vëmendshëm! Dikush mund t’ju propozojë një mundësi të mirë.

Peshqit: Hëna në kalim tek shenja e Binjakëve ju shtyn kundra. Mësoni të merrni kohë. Mos pretendoni gjithçka menjëherë dhe nuk do të realizohet çdo gjë që keni në kokë. Një sjellje pak më elastike dhe e disponueshme do të sjellë rezultate shumë herë më të mira, sidomos sot dhe akoma më shumë kur të afrohet mbrëmja. Kërkoni të përballeni me vështirësitë me gjoksin hapur dhe kini më shumë besim tek ata që ju duan.