Surprizë! Iggy Azalea ka bërë operacion plastik.

Iggy Azalea gjithnjë tregohet e vërtetë. Rreperja Australiane në një intervistë për Vogue ka pranuar se ka bërë operacion për zmadhimin e gjoksit.Kur gazetari e ka pyetur nëse ka diçka që ajo do të ndryshonte tek trupi i saj, ajo është përgjigjur: “Në fakt, kam ndryshuar diçka. Para katër muajsh kam zmadhuar gjoksin. Kisha një jetë që e mendoja.”

Pasi ka kaluar vite duke mbushur reçipetat artificialisht, Azalea vendosi për operacionin.

Advertisement

Ajo tregon se gjatë gjithë jetës e kanë kritikuar për format e saj. Por edhe pas operacionit Iggy sërish i bën rrobat me porosi.

“Duhet të bëj çdo gjë me porosi sepse kam një bel shumë të hollë, masa 2 ose 0, por poshtë jam masa 6.”