Dashi: Kalimi i Hënës në shenjën e Akrepit nuk ndryshon botën, por me siguri që do të ndryshojë mënyrën se si i përktheni dhe përballeni me çështjet e saj. Gota është gjysmë plot edhe pse dje nuk ndodhi ndonjë gjë e rëndësishme: kjo do t’ju bëjë të reflektoni. Përpiquni të mos mbani mbi shpatulla pesha që nuk janë pjesë e kompetencave tuaja, merruni me praktika më urgjente.
Demi: Faza Hënore e sotme ju çon në tilt: do të dalin në sipërfaqe të gjithë ato probleme të brendshme që i kishit lënë mënjanë për ca kohë. Rritet pakënaqësia edhe kundrejt atyre që ju kanë bërë të vuani, nuk jeni aspak të qetë. Si të mos mjaftonte, në mbrëmje edhe gjumi bëhet me Hënën në kundërshti: do t’ju duket sikur po flini në një dyshek me gjemba.
Binjakët: Ju pret një ditë impenjative sidomos në punë: rutinës së zakonshme u shtohet dhe një mal me angazhime të tjera extra. Do të keni nevojë për shumë energji! Një koleg apo familjar do t’ju ndihmojë e duke punuar së bashku edhe do të qeshni pak. E kotë të insistoni për një lidhje afektive që po shkon drejt fundit, duket se jeni bërë për të qenë miq e asgjë më tepër, të paktën në këtë fazë.
Gaforrja: Hëna tek Akrepi ju dhuron humor të mirë që do të përkthehet në dëshirë për shoqëri. Me çfarëdo të përballeni sot do të jeni të avantazhuar. Në mbrëmje mos hiqni dorë nga ndonjë koncert apo darkë, sidomos nëse në grup është ndonjë person “special”. Është thelbësore që në një lidhje të krijuar rishtaz të nisësh me këmbën e duhur, tregohuni të disponueshëm, të sjellshëm dhe xhentil.
Luani: Ndonjë përplasje në familje dhe një ndjesi e pashpjegueshme sikleti mund të jetë shkak për tension dhe grindje edhe jashtë shtëpisë. Mos fajësoni ata që ju rrethojnë, shkak për këtë situatë është Hëna. Nuk mund të bëni shkaktar stresin për këtë pafuqi: ndonjëherë shërben një mjek, një ilaç dhe pak pushim.
Virgjëresha: Kur jeni në humor të mirë tregoheni shumë të disponueshëm: miqtë ju vijnë rrotull dhe kush ka ndonjë problem nuk heziton t’ju kërkojë ndihmë. Për t’u thelluar në një çështje uluni përpara kompjuterit dhe navigoni në kërkim të përgjigjeve. Takime sentimentale të varfra emocionalisht, të afta t’ju bëjnë t’ju rrahë zemra: i përkisni një shenjë vërtetë shumë kërkuese.
Peshorja: T’ju bëjnë të ndërroni mendim në këtë moment është një mision i pamundur. As përplasja në fytyrë e së vërtetës nuk ju bën të ndryshoni mendim, nëse jeni të bindur tek ajo që mbështesni: qëndroni të mbyllur në fortesat tuaja dhe nuk i dëgjoni aspak argumentimet e të tjerëve. Yjet ju ftojnë të përdorni buon sensin dhe të jeni pak më elastikë!
Akrepi: Ditë jo fort e lehtë edhe pse keni Hënën në shenjën tuaj. Intutita ju thotë se është ruga e gabuar: në këtë pikë nuk ka kuptim që të ecni përpara me një projekt që kërkon shumë energji. Hëna në shenjë është kundër Diellit dhe Mërkurit, kështu që nuk do të përfundojë asnjë nga detyrat e saj. Lajme të mira në fushën sentimentale mundësuar nga Venusi.
Shigjetari: Sot do të mundoheni për t’u përqendruar, megjithatë do të jetë më pak e vështirë nëse impenjoheni dhe tregoni interes në atë që bëni. Në çdo rast mos hiqni dorë: mbrojini me xhelozi hapësirat dhe ndjenjat tuaja nga ndërhyrjet e jashtme. Hapjani zemrën personave që keni afër: tregojini për dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat tuaja.
Bricjapi: Me mbështetjen e Hënës që ka hyrë tek Akrepi dita është e orientuar drejt projekteve të reja: ftesa dhe takime stimuluese përgjatë rrugëtimit tuaj. Mos u nxitoni të përfundoni të parët, vini në zbatim idetë dhe zbuloni kënaqësinë e të bashkëpunuarit. Për t’i bërë përshtypje dikujt që ju intrigon nuk keni nevojë të bëni superperformanca, mjafton të përdorni simpatinë tuaj.
Ujori: Hëna ndodhet në fushën tuaj të dhjetë. Dita premton pak për “përpjetë” të paktën përsa i takon takimeve, spostimeve apo nisjeve për pushime. Në rast vështirësish përdorni durimin, buon sensin dhe ironinë. Nuk do të jeni kurrë objektivë sepse të parët e gjërave nga një prizëm tjetër nuk ju intereson. Mos pretendoni pastaj se të tjerët nuk ju kuptojnë.
Peshqit: Me një opinion pozitiv ndaj botës keni mësuar të mendoni se angazhimi dhe të menduarit pozitiv mund të ndryshojnë gjërat dhe t’i bëjnë të funksionojnë siç dëshironi. Edhe nëse ndiheni të kënaqur edhe nëse vuani nga pakënaqësitë përvishni mëngët: rezultatet nuk do të vonojnë. Jetojeni me më tepër pasion lidhjen që po përjetoni.