Cruise drejt martesës së katërt ?

Aktori i famshëm hollivudian, Tom Cruise, po planifikon që t’i propozojë për martesë asistentes së tij 22-vjeçare, Emily Thomas, më të cilën përflitet prej kohësh se ka një lidhje.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “Star”, sipas së cilës, Cruise dhe Thomas janë bashkë që prej vitit të shkuar dhe se ndihen tepër të dashuruar me njëri-tjetrin.

Advertisement

Emily nisi të punonte për 52-vjeçarin gjatë xhirimeve për filmin Mission Impossible – Rogue Nation dhe sipas “Star”, Tom e pëlqeu atë menjëherë.

Në Nëntor, “UsWeekly” raportoi se ai ishte “marrosur” pas një femre që ngjante me ish – bashkëshorten, Katie Holmes, duke iu referuar pikërisht asistentes së tij të re.

Por pavarësisht raportimeve, deri më tani, çifti nuk e ka bërë publike lidhjen.