Dashi: Hëna kundërshtare  do mund të bëjë shumë pak sot. Mos bini pre e gjaknxehtësisë, sidomos nëse keni një aktivitet privat, pasi do t’ja prisni këmbët vetes. Nuk do të jetë e thjeshtë të veproni në mënyrë të ekuilibruar por në ndihmë ju vjen Saturni: shenjë e mirë. Respektoni limitet tuaja. Ju e dini më së miri se eksperienca ka treguar kur vjen momenti për të ndaluar dhe thënë PAS.

Demi:  Është një moment pozitiv për idetë dhe kontaktet. Shfrytëzojini. Propozoni bashkëpunime të reja dhe projekte stimuluese. Në punë do t’ju kërkohet të merrni një vendim të rëndësishëm, por prisni edhe pak. Në dashuri mos u hutoni, personi i zemrës ka nevojë për vëmendjen tuaj. Pyesni veten se çfare do t’i pëlqente dhe mos u tërhiqni, bëjeni!

Advertisement

Binjakët:  Hëna po ja bën me sy Neptunit. Më në fund ka ardhur momenti për të gjetur valvulën e shpërthimit  duke gjetur kështu fantazi dhe tundim. Edhe nëse do të sforcoheni do t’a keni shumë të vështirë të rrini pa bërë gjë tek tavolina e zyrës. Intuitë e mirë në biznes. Nëse keni një dashuri të kënaqshme do të mund të bazoheni në momente të larta intensiteti erotik, me të cilin do të kompletoni skenografinë e mbrëmjes.

Gaforrja: Fati i mirë bashkëngjitur yjeve dhe kapacitetit organizativ që ju keni, do t’ju bëjë që të jeni në gjendje të merrni vendime të sakta në çdo fushë.  Shumë i mirë humori. Do të ndiheni më paqësorë, disponibël, të hapur e tolerantë edhe me ata që janë shumë ndryshe nga ju. Në bashkëveprim me të tjerët do të zbuloni një pjesë fantazioze të karakterit tuaj që nuk e dinit se e kishit. Thuajini po të rejave.

Luani: Ditë ideale për të reflektuar, për t’u marrë me fizikun, për t’i dhuruar vetes kënaqësi dhe relaks. Me Venusin pozitiv mund t’i lejoni vetes një ndryshim looku. Sporti dhe aktiviteti fizik në plan të parë. Mos e lejoni veten të bini në dembelizëm. Nëse po përjetoni një histori të bukur dashurie mos e vini në rrezik relatën tuaj për çështje që s’ja vlejnë.

Virgjëresha: Duke filluar nga Hëna, yjet do të mbështesin komunikimin kështu që përballja me probleme apo sqarime do të jetë edhe më e thjeshtë. Nëse në çështjet profesionale jeni pak konfuzë, flisni me partnerin. Do t’ju bëjë mirë. Bazohuni tek vitaminat që kanë frutat dhe perimet për t’u rikthyer në formë dhe shmangni ushqimet që kanë yndyrna të tepërta.

Peshorja: Bashkë me humorin e keq do të pluskojnë në sipërfaqe edhe pakënaqësitë që do i bëjnë të vështira marrëdhëniet dhe do të frenojnë iniciativat tuaja. Dëshira për të braktisur gjithçka do të jetë e madhe por sensi i detyrës që keni do t’ju ndihmojë të shpëtoni atë që mundeni. Çfarëdolloj relate sentimentale të keni në këtë moment përqendrohuni tek e tashmja pa e ripërtypur të kaluarën dhe atë që ka ikur.

Akrepi:  Shumë pozitive situata yjore. Mundësitë në sferën financiare do të jenë të shumta, por edhe jeta sentimentale tani do të ketë një rifillim të ri sidomos për ata që prej shumë kohësh po çojnë përpara një strategji joshjeje për dikë që normalisht është përgjigjur JO. Ndryshojeni pak taktikën sepse do të arrini të mbërtheni objektivin që keni paracaktuar.

Shigjetari: Sfera profesionale do t’ju dhurojë ndryshime dhe mundësi për të arritur të pabesueshmen. Edhe ngadalësimet burokratike do të marrin një rrugëtim të ri. Nëse keni një aktivitet komercial prej vitesh do të ecë më së miri. Do të jeni grintozë madje ndonjëherë tepër, komunikues, ekspansivë si kurrë më parë. Mbrëmja do t’ju falë pasione të mëdha për ata që janë singëll dhe mirëkuptim në shtrat për çiftet.

Bricjapi: Hëna ndodhet në Zonën e shtatë të shenjës suaj, ajo që lidhet me martesën, lidhjet e konsoliduara dhe bashkëpunimet. Përfundoni projektet që lidhen drejtpërdrejtë me këtë sektor. Kërkoni të mos shihni zi edhe pse ashtu mund të jetë duke parë betejat yjore të sotme. Lëreni mënjanë pesimizmin. Bëhuni më mendjehapur, kini besim tek e ardhmja dhe tek kapaciteti juaj. Relaksohuni.

Ujori: Filloni e kënaquni e vlerësoni gjërat e vogla. Është mënyra më e mirë për të ndërtuar qetësinë personale e për t’u bërë më i disponueshëm kundrejt të tjerëve. Në familje dedikojuni të dashurve tuaj dhe shmangni paqartësitë shtëpiake për një herë tjetër. Në sferën e dashurisë do të ndiheni të kënaqur, të relaksuar dhe çdo pjesëz e kësaj sfere do të jetë plotësisht e realizueshme.

Peshqit: Yjet po ju dhurojnë vrull, optimizëm, dëshirë për t’u socializuar me të tjerët dhe për t’i dedikuar më shumë kohë personave të zemrës. Marrëdhënie shumë e mirë mendje dhe zemër, ideale për të bërë disa zgjedhje që po shmangni prej shumë kohësh. Sensualiteti po ndrit aq shumë saqë edhe peshqit më të ftohtë do të jenë të shtyrë për të jetuar përtej kufijve të zakonshëm.