Johnny Depp rinis xhirimet për “Piratët e Karaibeve”

Producenti i filmit “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales is here!”, ka publikuar foton e parë nga xhirimet e filmit.
“Kapiten Jack është rikthyer dhe nuk kemi ndër mend ta lëshojmë më”, ka shkruar Bruckheimer në Twitter.
Në foto Depp është veshur me kostumin e zakonshëm të piratot Jack Sparrow, por duket pak i shqetësuar teksa është i lidhur pas traut të një anijeje.
Në cfarë telashesh do të jetë futur vallë?
Vetëm një muaj më parë xhirimet e filmit ishin ndërprerë pasi Depp kishte pësuar disa dëmtime në kokë dhe për këtë madje iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.
Megjithatë stafi nuk e la punën në gjysëm por vijoi me xhirimet e skenave ku nuk shfaqej Depp.
Tashmë aktori është rikthyer në Australi dhe po vijon me punën.

Advertisement