Dashi: Me miratimin e yjeve sot udhëtimet dhe zhvendosjet do të shkojnë vaj. Do të jeni optimistë dhe do të vini tërësisht në plan të dytë problemet dhe detyrat:  do t’i merrni lehtë. Personat me më tepër fat do të udhëtojnë për pushime, kurse të tjerët do të udhëtojnë për të shkuar tek të afërm apo miq që nuk shohin prej kohësh. Eros me bollëk për personat singëll por dhe për ata që janë të martuar.

Demi: Trendi i ditës do të jetë maturia. Emocionalisht do të luani në mbrojtje, por në këmbim në punët praktike do të jeni më konkretë dhe konstruktiv. Çështje të menaxhimit të parave të përbashkëta kërkojnë ndërhyrje nga ana juaj. Në dashuri gjërat shkojnë mirë: do të kaloni momente të bukura me partnerin me kushtin që të shmangni sqarime të panevojshme.

Advertisement

Binjakët: Edhe pse keni Hënën në shenjën tuaj, kjo do të jetë një e mërkurë pa kripë. Duhet të keni durim të merreni me një punë të mërzitshme që e shtyni prej kohësh. Me të mbaruar puna dilni: një xhiro nëpër qendra tregtare për të bërë blerjet e fundit dhe ndonjë veshje të re. Bëni trajtimet e duhura estetike për të nxjerrë në pah bukurinë tuaj. Tregohuni të disponueshëm me partnerin.

Gaforrja: Neptuni dhe Hëna ju do. Imagjinojeni ditën tuaj si një hidromasazh relaksues, në ujëra të ngrohtë dhe të parfumosur. Krijimtaria është pika juaj e fortë, keni shije të mira, ndjeshmëri dhe një mprehtësi të jashtëzakonshme. Përsa i përket dashurisë falenderoni fatin e mirë që ju bëri të takonit personin e duhur: të njëjtat shije, të njëjtat ideale, i njëjti stil jete.

Luani: Me Hënën në një pozicion të favorshëm kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer. Humori dhe energjitë paraqiten në ngritje. Paçka kësaj nuk ndiheni të lirë të veproni siç doni, duket sikur në personalitetin tuaj fshihet ndonjë guralec. Me pak analizë të brendshme çlirohuni dhe zhvilloni më pas lidhjet e duhura, jetëgjatë, jo zhgënjyese dhe jo kalimtare. Mbrëmje e lëvizshme dhe shumë e kënqshme.

Virgjëresha: Hëna dhe Neptuni janë kundërshtarë të fortë sot. Energjia dhe motivimi janë përtokë dhe Hëna nuk ju ndihmon. Jeni duke ndjekur projekte shumë të vështira për t’u realizuar dhe sa më shumë punoni aq më shumë do të zhyteni. Duhet të mbani një profil të ulët dhe të bëni durim edhe për disa kohë. Momente të bukura në dashuri. Nëse jeni në çift mendoni diçka për të habitur dhe surprizuar partnerin tuaj.

Peshorja: Një ditë e mrekullueshme, e shkëlqyer dhe konstruktive, në të njëjtën linjë me temperamentin tuaj të butë e të shoqërueshëm, racional dhe të thellë. Hidhini poshtë argumentat jo seriozë për të folur për politikë, financa apo zbulimet e fundit shkencore. Asnjë zemër në letrat që keni nëpër duar. Nëse nuk doni të përgjigjeni ashpër, braktisni tavolinën dhe ndryshoni lojë.

Akrepi: Ndonjëherë është e mundimshme të zgjoheni në mëngjes pasi e dini që asgjë emocionuese nuk do të ndodhë, por është po aq e vërtetë që ka edhe ditë në të cilat mendoni se gjithçka mund të ndodhë. Dita e sotme dhe e nesërme nuk do të jenë aspak të mërzitshme. Do të ketë shumë stimuj dhe të papritura në favorin tuaj. Më aftësi të madhe do të arrini të mbyllni një marrëveshje financiare që deri dje ju shihte humbës.

Shigjetari: Hëna në shenjën e kundërt e vë theksin tek marrëdhëniet, fillimisht tek dashuria e më pas tek miqësitë të bashkuara nga ideale dhe interesa të përbashkëta. Yjet janë nga ana juaj, kush ju qëndron pranë do të jetë i gatshëm t’ju ndihmojë sapo t’i shtrini dorën. Do të keni probleme me kolonën, artikulacionet dhe sistemin tretës. Problemet fizike shkojnë aty aty me problemet psikologjike.

Bricjapi: Reflektimet kanë rëndësi, sidomos për të rregulluar disa situata që nuk shkojnë ashtu siç duhet. Çështjet sentimentale meritojnë një fokus më të madh. Ka ardhur koha që zemra të bëjë analiza dhe bilance. Përdorni kura natyrale për shqetësime të vogla, ndoshta kronike: një kurim i qëndrueshëm dhe i zgjatur në kohë mund të zhdukë tërësisht shqetësime të tilla.

Ujori: Do të jeni aktivë dhe të vendosur në fushën sociale: mund të arrini rezultate të mira në punë dhe në përcaktimin e projekteve afatgjatë. Në shtëpi do të përjetoni kënaqësi nga punët bricolage: familja e bashkuar ju jep forcë dhe asnjë e papritur nuk mund t’ju shqetësojë. Hapësirë e dedikuar muzikës dhe artit në mbrëmje. Momente emocionuese në prani të partnerit.

Peshqit: Hëna remon kundër jush, por e limituar vetëm në ndikimin e humorit tuaj.  Në kompensim do të jeni krenar për rezultatet që do të merrni në jetën sentimentale. Aktivitetet e pavarura, tregtia dhe ndërmjetësimet shkojnë më së miri. Jeni shumë të zotët në negociata. Fitoni mbi dembelizmin dhe bëni lëvizje fizike. Përdoreni mirë hijeshinë tuaj  duke nxjerrë në pah pikat tuaja të forta.