Bricjapi (21 Dhjetor – 19 Janar)

Që në fillim 2018-ta do të dallojë për energjinë pozitive, gjallërinë dhe dëshirën për nisma të reja. Falë qëndrimit të gjatë të Saturnit në shenjën  tuaj, pikërisht në muajt e parë të 2018-ës, diplomacia, dashuria, mirësia do të shoqërohen nga një vendosmëri e pakontrollueshme dhe nga një vullnet i hekurt, raporton gazetadita.al.

Advertisement

Plutoni ju bën më të kujdesshëm në zgjedhjet profesionale dhe ju sugjeron të bëni një ndryshim të ambienteve sociale që frekuentoni. Neptuni do ju ndihmojë të keni më shumë nuhatje në kampin financiar, duke ju propozuar detyra ndryshe nga ajo që bëni dhe më shpërblyese.

Edhe Jupiteri jep efektin e tij pozitiv duke shumëfishuar mundësitë pozitive. Saturni, planeti juaj do të dijë të adresojë më mirë ambiciet dhe do të dijë t’i japë një zhvillim dëshirave tuaja për të arritur qëllimet dhe objektivat. Këtë vit nuk ka rrugë të mesme: Në disa gjëra jeni të gatshëm të rrezikoni gjithçka për gjithçka.

DASHURIA

Dashuria vishet me pasion

Viti nis mirë për çështjet sentimentale. Nuk do të jetë vetëm Afërdita ajo që do ju ndriçojë, por deri në fund të shkurtit edhe Urani do të shtojë pasionin, ndjenjat, mirëkuptimin erotik. Viti 2018  nis menjëherë me situata plot sensualitet, marrëdhënie të zjarrta ku seksi dhe ndjenjat shkrihen në një.

Ata që mendojnë se ju jeni të matur, keni vetëkontroll dhe ndonjëherë të distancuar do të ketë motive të mira për të ndryshuar mendje.

Ti qëndroni pranë partnerit do të jetë një dëshirë që do t’ju përshkojë gjatë gjithë vitit duke ju dhuruar çaste të ëmbla dhe ndërgjegjësimin se nuk duhet ta pranoni më vetminë. Pranvera dhe vera do të sjellin ndjesi të reja dhe bashkëpunëtorë të këtij suksesi tuaj do të jetë deti dhe dielli.

PUNA

Luajini më mirë letrat tuaja

Yjet kanë rregulluar çdo situatë që nuk shkonte dhe që ju pengonte arritjen e plotë të projekteve tuaja. Në muajt e parë të vitit do të jeni të prirur të ndërmerrni më shumë impenjime seç duhet, por sapo të keni kapur ritmin do të gjeni ekuilibrin mes shtimit të detyrave dhe reagimit profesional, dhe për më tepër pa hequr dorë nga koha jote e lirë.

Kjo 2018-të mund të jetë një vit ku do të dalin në pah emri dhe kualifikimet tuaja. Energjitë fizike do të jetë të mëdha dhe mendja do të jetë pjellore, prandaj parashikohet një vit gjatë të cilit, do të dini të realizoni plotësisht idetë tuaja, pa folur pastaj për intuitën që do të jetë gjeniale.

Do të jetë një vit më i gjallëruar se ky që kaloi, ku do të hidhni themelet për projektet e ardhshme. Përmirësohet në shumë drejtime raporti mes impenjimeve dhe shpërblimit financiar.

PARATË

Në pritje të kthjelltësisë

Falë aftësisë për të vënë në praktikë idetë tuaja origjinale, do të keni më shumë fitime gjatë vitit. Jupiteri dhe Urani flasin për një vit të mbushur me premtime monetare. E rëndësishme është që edhe të bëni disa kursime, pasi në një kohë të caktuar do të bëhen një instrument për investime afatgjata në sektorë që ofrojnë mundësi të tjera për fitime.

SHËNDETI

Mos jini shumë të butë

Prirja për të qenë sa më tolerantë dhe të butë, sidomos në fillim të vitit, mund t’ju çojnë të shihni me më pak ashpërsi rehatinë, vaktet e bollshme në tavolinë dhe pse jo veset që deri tani nuk i keni.

Çdo gjë që parashikohet e qetë dhe pak produktive nuk ka aspak të bëjë me personalitetin tuaj energjik, prandaj lëvizni.

Yjet në pozicion të mirë do të bëjnë që të përdorni burimet tuaja të energjisë për të përballuar momentet veçanërisht intensive dhe impenjative. Stili i jetesës duhet të jetë në proporcion me objektivat e paracaktuar.