Dashi: Me Hënën përpara shenjës suaj, përpiquni të mbani një profil të ulët: më mirë të evitoni  lodhjen fizike dhe diskutimet me personat që ju rrethojnë. Nuk ju këshillohet të veproni me impulsivitet sepse mund të bëni ndonjë gjë për të cilën do të pendoheni. Shmangni marrjen e pozicioneve të ashpra dhe mos u mërzisni për asgjë. Jini të disponueshëm. Merrni pak kohë për veten tuaj.

Demi:  Hëna tek Peshqit do t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem me një person që jeni të detyruar t’a frekuentoni.  Pastaj më në fund mund të ndërroni faqe. Keni kaq shumë entuziazëm sa miqtë do t’a lënë veten të përfshihen me kënaqësi në propozimet tuaja. Të dëshiruar për të reja, në jetën në çift nuk do t’i duroni dot më zakonet e vjetra që jua bëjnë ditën gri dhe monotone.

Advertisement

Binjakët:  Ditë pak e tensionuar, për shkak të Hënës në kuadraturë. Në fushën profesionale ku asgjë nuk ju duket e qartë (si në këtë moment), ju leverdis të fitoni kohë, të shihni përreth, të mos prezantoni projekte të reja. Në familje jini prezent me partnerin dhe protektiv me fëmijët. Gjeni kohë për t’u kujdesur për një person të moshuar në familje.

Gaforrja: I keni të qarta qëllimet tuaja kështu që shkoni drejt objektivit e mos shihni askënd në sy. Nuk jeni të gatshëm të shpërqendroheni përpara se të arrisni objektivin dhe kjo është vërtetë një mënyrë e shkëlqyer për t’a mbyllur javën e punës. Personat singëll do të kenë sukses të jashtëzakonshëm. Ata më “djallëzorët” do të tentohen nga një aventurë. Bëni kujdes që të mos lini gjurmë.

Luani: Vazhdon të fryjë një erë uraniane për ju, një erë transformimi dhe ndryshimi. Përfitoni për të realizuar ëndrrat tuaja. Së shpejti një propozim mjaft joshës do t’ju bindë për të lëvizur në drejtime të pashkelura më parë. Do të rikonfirmoni besimin dhe entuziazmin në çift. Nëse jeni vetëm përpiquni të mos jeni shumë selektivë: jini të dobishëm dhe miqësorë.

Virgjëresha: Hëna është larg, në tranzit tek shenja e Peshqve: do të viheni në provë me ndryshime të nevojshme të cilat do t’i keni të vështira t’i zbatoni. Mos gjeni justifikime të kota, ktheni faqe dhe do të ndiheni të çliruar nga diçka e padobishme dhe e gabuar. Mos e çoni në krizë çiftin për një aventurë me pak rëndësi. Përpara çdo vendimi vlerësoni argumentet pro dhe kundra.

Peshorja: Mos e humbisni këtë moment të mirë në fushën profesionale: lërini mënjanë pasiguritë, hezitimin dhe ndrojën, binduni një herë e përgjithnjë për aftësitë tuaja. Pas një periudhe të gjatë mbjelljeje, më në fund erdhi koha për të korrur. Kënaquni! Do t’a kaloni mbrëmjen mes miqsh, duke treguar ngjarjet e fundit të jetës në një atmosferë të këndshme dhe të relaksuar.

Akrepi: Yjet do të ndezin pasionin sentimental që po përjetoni. Do të realizoni një dëshirë të bukur dashurie. Mbështetuni tek entuziazmi dhe bashkëpunimi. Për beqarët do të ketë të reja intriguese. Tundoheni që të merreni me mijëra projekte? Kthehuni në shina, përqendrohuni dhe merruni vetëm me çështje të rëndësishme. Programe shumë të këndshme në mbrëmje.

Shigjetari: Me Hënën dhe Neptunin në kuadraturë, konfuzioni mund të jetë mbret i ditës së sotme. Përpiquni të jeni sa më të arsyeshëm dhe të kujdesshëm. Me këto yje, shumë prej jush mund të përfshihen nga një lidhje dashurie problematike. Ka mundësi të keni ndonjë çrregullim ushqimor, sidomos nëse hani zakonisht jashtë shtëpisë. Flini më tepër.

Bricjapi: Përfitoni nga Hëna në Fushën e Tretë për të nisur një projekt shumë ambicioz personal apo profesional. Mos e çoni dëm këtë moment me fat. Ka ardhur momenti që të shtypni gazin, të jetoni të tashmen dhe të zgjidhni rrugët e duhura për të ardhmen! Partneri do të bëhet më kërkues se zakonisht, por do të dini të gjeni mënyrën për t’a qetësuar dhe përfshirë në një dialog konstruktiv.

Ujori: Kuptimi i disa mekanizmave të brendshëm do t’ju rrisë sigurinë dhe vetëvlerësimin. Do t’i dedikoni kohë një projekti që e keni shumë për zemër. Shumë të mira paraqiten sot aftësitë e të përqendruarit. Sensualiteti dhe dëshira për të jetuar udhëtojnë në të njëjtën gjatësi vale: në këtë atmosferë dehëse do t’a lini veten me shumë dëshirë në krahët e personit të zemrës.

Peshqit: Me Hënën në shenjë do të bëni ëndrrat realitet dhe do të jeni të aftë të ofroni një interpretim të ri për situata të rëndësishme për ju. Do t’ju udhëzojnë edhe kah një kuptimi më të thellë të vetes dhe të tjerëve! Nëse jeni në çift jini më të durueshëm dhe në dispozicion për disa sakrifica të vogla. Nëse jeni vetëm, qëndrojini larg joshjes së njerëzve shumë të ndryshëm nga ju.