Dashi: Dashuria: Kjo javë ju bën aq joshës saqë ajri rreth e rrotull jush lëshon frekuenca magnetike. Zemra ju rreh fort dhe yjet do t’ju dhurojnë shumë takime dhe tërheqje fizike. Mos i lini t’ju ikin rastet.

Puna dhe paratë: Në këto ditë do të keni ndjesinë se po humbisni shumë terren dhe nuk do t’ja dilni të mbyllni situatat e lëna pezull. Më mirë t’a shtyni betejën në një moment më të përshtatshëm dhe të mos ju kundërviheni pengesave.

Advertisement

Demi: Dashuria: Jeta në çift shkon për mrekulli. Si personat singëll ashtu edhe ata që kanë një marrëdhënie duhet t’a lëshojnë veten tek lidhje më të gjalla e më të thella, vetëm kështu mund të përjetoni momente dashurie.  Përveç kësaj, java është “plot bukuri joshëse”: keni efekt magnet.

Puna: Arrini të përparoni shpejt në punë dhe pa rrezikuar sipërfaqësoren falë një intuite brilante. Fati? Këto ditë ju rrëshket nga gishtat njësoj si mërkuri kur tentoni t’a kapni.

 

Binjakët: Dashuria: Ndonjë yll do t’ju shkaktojë shqetësime në çift ndaj priten ditë pak të turbulluara. Përpiquni të ruani qetësinë dhe jini diplomatikë nëse nuk dëshironi t’a humbisni personin e dashur. Vetëm personat që janë singëll mund t’a shijojnë këtë periudhë në qetësi dhe pa tensione.

Puna: Këto ditë jeni vërtetë të pavendosur. Rrini të qetë dhe kini më tepër besim sepse bilanci javor është në rrijte dhe shumë shpejt pritshmëritë tuaja do të realizohen. Por duhet të përvishni mëngët në mënyrë konstante dhe të qëndrueshme.

 

Gaforrja: Dashuria: Një ndryshim i këndshëm emocional do t’ju çojë këto ditë në qiell të shtatë. Do të përjetoni momente romantike dhe të gjalla erotike me personin e zemrës. Për personat singëll parashikohen takime me fat, por sidomos të papritura.

Puna: Është një moment në të cilin duhet të bëni llogaritë dhe bilancet me punët e muajve të kaluar për të kuptuar se çfarë funksionon e çfarë jo. Java ka nisur me vështirësi por në fund do të sjellë të reja pozitive.

 

Luani: Dashuria: Do të tentoheni shumë të nisni polemika me partnerin. Por pastaj mos u ankoni nëse lidhja juaj bëhet e flaktë. Personat singëll në planin erotik do të jenë të disponueshëm për transgresion.

Puna: Këto ditë si ata që punojnë ashtu edhe ata që studiojnë do të lehtësohen nga shumë lodhje të kota duke mundur kështu të përqendrohen në programe që duhen çuar përpara në javët e ardhshme, që parashikohen të jenë shumë të pasura.

 

Virgjëresha: Dashuria: Një javë me erotizëm në rënie kjo për të gjithë. Përpiquni të jeni më të pranishëm me personin e dashur, bëjeni të ndihet i rëndësishëm për ju dhe pa ndrojë deklarojini të gjithë dashurinë që ndjeni. Lëshojeni veten sepse kjo do t’i bëjë mirë edhe erosit.

Puna: Gjatë javës në zyrë çdo gjë do të shkojë fjollë edhe pse në disa momente rrezikoni që të xhironi pak bosh. Dikush prej jush do të marrë edhe një çmim. Megjithatë si pasojë e mosmarrëveshjes me ndonjë planet, këshillohet që të jeni të kujdesshëm.

Peshorja: Dashuria: Në dashuri zemrat e vetmuara  e madje edhe ata që deri para pak kohësh mendonin se nuk do të dashuroheshin apo martoheshin kurrë, do të impenjohen seriozisht. Do të arrijnë të kapin dikë dhe nuk do të duan t‘a lëshojnë më. Singëll apo në çift do të jeni më të ëmbël se mjalti.

Puna: Javën e kaluar e mbyllët në përmirësim ndaj prespektivat këtë javë janë të shkëlqyera edhe pse mbetet ende ndonjë vështirësi për t’u kaluar. Dhe pastaj hapet drita jeshile. Më në fund humori juaj dhe ngarkesa profesionale do të kthehen si më parë.

 

Akrepi: Dashuria: Në këto ditë do të ndiheni të pasigurt për ndjenjat tuaja, sidomos tek ato të lindura rishtaz. Do të doni më tepër intensitet dhe thellësi në çift. Përpiquni të jepni më tepër por bëni kujdes se personi i dashur mund të ndihet i persekutuar nga xhelozia juaj.

Puna: Këto ditë mund t’ja lejoni vetes që në punë të bëni minimumin e mundshëm dhe të mbani një profil të ulët. Ju presin javë speciale plot kënaqësi dhe të reja. Përgatituni.

 

Shigjetari:  Dashuria: Shumë prej jush nuk do të kenë fort dëshirë për të gjetur pika të përbashkëta me partnerin. Yjet ju bëjnë nervozë dhe do t’ju bëjnë të ziheni për budallallëqe. Përpiquni e nëse gjërat nuk shkojnë e raporti nuk funksionon ndoshta ka ardhur momenti që t’a lini fare.

Puna: Përfitoni të bëni disa llogari këto ditë, për të sistemuar kartat tuaja dhe për të qartësuar çështje të hapura të cilat është mirë t’i mbyllni përpara se të nisni projekte të reja pune e financiare.

Bricjapi: Dashuria: Vendosni në vend të parë besnikërinë në dashuri. Përpiquni të përqendroheni vetëm në lidhjet stabël dhe të qeta. Ndjesia e sigurisë që do të merrni nga raporti do t’ju ndihmojë të lëshoheni edhe nga pikëpamja erotike.

Puna: Kontaktet e punës do të përmirësohen ndjeshëm falë aftësive tuaja të shkëlqyera komunikuese. Tani që jeni të qartë dhe të përqendruar keni më tepër kohë të planifikoni projektet për muajt e ardhshëm. Shihni dhe synoni larg. Ascendente fortunato

Ujori: Dashuria: Këtë javë jeni plot bukuri dhe do të jeni të paduruar për të realizuar ëndrrat tuaja të dashurisë. Pikërisht në këto ditë do të arrini të plotësoni dëshirat tuaja erotike me personin e dashur dhe do të zbuloni një dimension afektiv më të gjerë dhe të thellë.

Puna: Do të dini të mbani raporte të mira me të gjithë dhe në punë bashkëpunëtorët  e kolegët do të jenë aleatët tuaj për të gjetur zgjidhje të vlefshme për një çështje të komplikuar. Përpiquni të vlerësoni më tepër idetë tuaja dhe sukseset nuk do të mungojnë.

 

Peshqit: Dashuria: Këtë javë në dashuri do të jeni me iniciativë, joshës dhe do të jetoni momente të paharrueshme me personin e zemrës. Jeta juaj afektive është shpërblyese siç nuk ishte prej kohësh. Do të arrini të rizgjoni me fantazi atmosferën erotike.

Puna: Sa keq që paratë tuaja nuk mjaftojnë kurrë për të bërë dëshirat tuaja realitet. Përpiquni të analizoni më tepër çështjet financiare. Qielli i kësaj jave është shumë  frytdhënës dhe duhet të përfitoni.