Dashi: Hënë e plotë në fushën tuaj të dhjetë. Nuk është momenti i duhur për të bërë hapa të nxituar sidomos nëse keni lindur në muajin Prill. Marrëveshja me partnerin tregon shenja dobësie? Mos kini frikë: disa grindje nuk do të jenë fundi i botës, nuk do të shkaktojnë dëme të pariparueshme. Mbani nën kontroll daljet e parave: edhe shpenzimet e vogla po të mblidhen mund të rezultojnë të konsiderueshme.

Demi:  Hëna tek Bricjapi, një shenjë Toke si e juaja, ofrom mundësi të shkëlqyera për të gjithë, duke nisur që nga puna, veçanërisht ata që kanë një aktivitet të pavarur: qarkullimi i punëve do të zgjerohet në mënyrë dramatike dhe fitimet do të jenë të kënaqshme. Shenja inkurajuese edhe nga fusha e dashurisë. Cilado qoftë gjendja juaj sentimentale gjithçka shkon për mrekulli.

Advertisement

Binjakët:  Lodhja ka filluar të ndihet, qoftë për shkak të stinës qoftë për shkak të punëve dhe stresit të akumuluar. Nëse jeni ende në punë përpiquni që të ngadalësoni ritmin dhe të organizoheni në mënyrë të tillë që të keni një pushim për t’u çlodhur. Përsa i përket ndjenjave yjet janë favorizues: do të kaloni me partnerin momente emocionuese dhe erotike.

Gaforrja: Marrëdhëniet private dhe ato të punës tensionohen. Dielli, Urani dhe Hëna jo harmonike nuk do t’ju bëjnë diplomatë dhe të matur në shprehjet tuaja. Kujdes të mos jepni gjykime të rënda me shumë lehtësi: dikush mund të ndihet thellësisht i fyer. Në tavolinë duhet t’a zhvendosni vëmendjen drejt ushqimeve të lehta dhe të freskëta që përthithen lehtë nga organizmi.

Luani: Kujdesuni për shëndetin duke nisur nga ushqimi. Thuajini JO ushqimeve pikante, të përpunuara, të skuqurave dhe vakteve të bollshme apo më keq akoma të konsumuar me shpejtësi. Hëna ju këshillon një check-up parandalues dhe fillimin e një diete dobësuese, ndaj nëse është e mundur optoni për një ditë pa karbohidrate dhe pini shumë ujë larg vakteve. Të papritura të mërzitshme.

Virgjëresha: Do të keni rastin e duhur për të treguar aftësitë tuaja profesionale: do të shihni të realizohen idetë tuaja më të guximshme dhe do të propozoni me shumë energji inovacione. Dashuria? Jeta në çift këto ditë është një parajsë, sidomos nëse keni lindur në shtator. Nëse jeni singëll bëhuni gati: yjet dhe rrethanat do t’ju bëjnë të mundur që të afroheni me një njeri “special”.

Peshorja: Do të jeni pak melankolikë sot dhe prezenca e një miku me të cilin do të ndani mendime dhe ndjenja mund të jetë thelbësore. Në punë po impenjoheni në maksimum, vazhdoni të jeni të përqendruar për të mos humbur rastet e rëndësishme. Si dashuria ashtu edhe partneri meritojnë më tepër kohë dhe kujdes e po ashtu fiziku dhe pamja juaj.

Akrepi:  Ndonjë bezdi e vogël mund të kalohet me durim: do të jetë mënyra më e mirë, në vend që të grindeni në mënyrë të hapur me njerëzit rreth jush. Intuita, inteligjenca dhe vendosmëria do t’ju bëjë të suksesshëm në garat profesionale. Jeta e çiftit do të jetë plot me të reja, me mundësi për t’u kapur dhe hapje të këndshme. Në mbrëmje, momente intimiteti dhe shumë dialog me partnerin historik.

Shigjetari: Shtysa e mirë e produktivitetit që ju gjallëron në këtë periudhë mund të kthehet në realitet konkret. Përvishni mëngët dhe hidhuni me entuziazëm në ndonjë iniciativë: do të arrini rezultate shumë të kënaqshme. Singëll? Me lëvizjet tuaja majtas e djathtas mund të përfundoni të kapur në një rrjetë të butë nga e cila nuk do të jetë e lehtë të dilni…

Bricjapi: Lodhja po fillon të ndihet. Forma fizike nis e bie e po ashtu edhe shkëlqimi e kthjelltësia në dialogje apo gjatë intervistave. Nuk arrini dot të jeni Zotër të situatës siç do të donit, duke humbur kështu shkëlqimin dhe aftësinë për t’u imponuar. Duhet të jeni shumë delikatë sot, sidomos për situatat që kërkojnë punë në grup: sot do të mjaftojë shumë pak për t’u zënë.

Ujori: Pak ironi do të jetë arma e duhur për të çdramatizuar disa situata, në të kundërt mund të bëhen vërtetë të rënda. Vini në praktikë aftësitë tuaja diplomatike, evitoni përplasjet direkte dhe kërkoni kompromise të mira: kështu do t’i kurseni vetes beteja të kota. Nëse keni një problem, besojini këshillës apo eksperiencës së një miku që do të dijë t’ju japë ndihmë konkrete.

Peshqit: Yjet në ditën e sotme u garantojnë pjesës më të madhe tuajës stabilitet financiar.  Mos u tërhiqni nëse disa impenjime do të rezultojnë të rënda: dinamizmi, inteligjenca strategjike dhe sensi organizativ do t’ju lejojnë jo vetëm të kaloni vështirësitë, por edhe t’i transformoni ato në pikë në favorin tuaj. Mendoni më tepër për dashurinë dhe personin e zemrës.