Dashi: Keni vetëm dëshirë për relax, por rastësia fut hundët duke prishur planet tuaja në mënyrë aspak të këndshme. Dashuri me shikim të parë dhe aventura erotike të papritura do e bëjnë ditën tuaj të kënaqshme. Frymëzimi artistik nuk do të jetë i pakët sot: kuptoni se fare mirë mund të përfaqësojë një vlerë të shtuar.
Demi: Një udhëtim i shkurtër mund t’ju hapë kundrejt eksperiencave stimuluese, nëse do të mbështeteni tek shoqëria e njerëzve që kanë të njëjtat interesa me ju. Në dashuri do të arrini të ekuilibroni ndjenjat tuaja duke gjetur një sintoni mes nevojave tuaja dhe atyre të partnerit. Konkretizojini idetë tuaja duke kaluar nga teoria në praktikë e duke vënë në zbatim ato që keni mësuar.
Binjakët: Dita nis me një zgjim të ashpër: s’mund t’i bini me grushta atij alarmi të mallkuar, ndaj s’ju mbetet tjetër veçse të ngiheni nga shtrati me kurajo. Nuk do të jeni në 100% tuajën dhe nuk do të keni dëshirë të bëni shumë gjëra, por mund t’a thoni tuajën. Në situatat që kërkojnë punë në grup duhet të jeni tejet delikatë, pasi sot do të mjaftojë vërtetë shumë pak për t’u zënë.
Gaforrja: Rrethohuni nga njerëz me peshë dhe të këndshëm dhe evitoni ata që janë polemikë në mënyrë të vazhdueshme për gjithçka dhe me të gjithë. Hëna dhe Mërkuri ju paralajmërojnë për prespektiva të mira në fushën ekonomike. Punoni për rritjen e të ardhurave. Natë emocionuese për çiftet e lumtura. Për personat singëll një ditë vërtetë premtuese edhe pse keni nevojë për pak inkurajim.
Luani: Duhet të lëvizni me pak kujdes sot, përpara se të bëni ndonjë investim që do t’ju impenjojë për gjatë. Mendoni dy herë përpara se të veproni, por sapo të keni analizuar pro-të dhe kundra-t mund të veproni me vendosmëri. Do të keni dëshirë të socializoheni, të jeni në shoqëri dhe të ndani emocionet tuaja me dikë. Të reja të mira për këdo që e ka zemrën e lirë.
Virgjëresha: Një pengesë apo një mos sukses i vogël do t’ju mërzisë. Mund të ndiheni të zhgënjyer, por ky do të jetë një motiv i mirë për të reaguar dhe kërkuar një fitore të re sapo t’ju jepet rasti. Kujdes nga gabimet sentimentale: pasionantë dhe të ndjeshëm si gjithnjë ndaj admirimit të të tjerëve mund të bini në ndonjë kurth të vogël zemre edhe pse mund të jeni në çift.
Peshorja: Hëna në Fushën e Gjashtë do t’ju bëjë më pinjollë, të saktë dhe të përpiktë se zakonisht. Do të dini të kapni në ajër edhe detajet në dukje të parëndësishme: do t’ju lejojë të vlerësoni në mënyrë efikase disa probleme të punës dhe të ndiheni të vlerësuar nga autoritetet e duhura. Rekomandohet kujdes në rrugë dhe një kontroll i mjetit tuaj të transportit.
Akrepi: Yjet tuaja bëhen miqësore dhe ju dhurojnë një ditë pozitive: do të gëzoni një shpirt sipërmarrës dhe iniciativë të kategorisë së parë. Nuk do të mungojnë ide dhe njohuri të kënaqshme nën profilin financiar. Një njohje e re po ju ngacmon fantazinë? Atëherë bëni diçka, mos humbisni më kohë.
Shigjetari: Nëse nuk ndiheni të marrë në konsideratë, pyesni veten nëse është sjellja juaj pak e dyshimtë që përdorni për të dekurajuar ndonjëherë të tjerët. Me Hënën e kundërt me Shigjetarin në shenjë emocionet do të jenë të forta. Do të jetë mirë që të relaksoheni pak! Pak relaks dhe Yoga! Me Jupiterin që vazhdon t’ju mbrojë nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.
Bricjapi: Jepni maksimumin. Me kalime kaq të favorshme do të jetë e vështirë të ndjekësh hapin tuaj. Jeni me një humor të shkëlqyer, të rrethuar me dashuri dhe interesimin e kolegëve e miqve: mund të realizoni ide gjeniale, të krijoni taktika të mira biznesi, të kontaktoni njerëz interesantë. Pranoni pa shumë llafe një ftesë për darkë apo një dalje me miqtë e zemrës dhe argëtohuni.
Ujori: Mund të programoni qetësisht diçka të jashtëzakonshme, sepse shumë gjëra do të shkojnë sipas dëshirave tuaja, falë ndërhyrjes së disa miqve. Do të arrini të surprizoni njeriun e zemrës me iniciativa të papritura dhe kjo do t’a bëjë bulëzueze jetën në çift. Përmirësohen prespektivat profesionale dhe hapen dritëza në frontin ekonomik.
Peshqit: Me Hënën në shenjën tuaj që duhet të përballet me Venusin dhe Saturnin armiqësor, mos shpresoni në një ditë harmonike dhe të qetë sot. Do të dini të merreni me ata që ju gënjen mendja se mund t’ju mashtrojnë dhe me durim do të shmangni çdo kundërshti. Është bukur të nxjerrësh hundën nga shtëpia, me personin e zemrës dhe të vërdalliseni pa ndonjë qëllim specifik nëpër qytet. Do të shfryni të gjithë tensionet.