Charlize Theron flet për mundësinë e martesës me Sean Penn

Po bëhet thuajse një vit që Charlize Theron dhe Sean Penn janë lidhur.
Aktorja 39 vjecare, ka thënë në intervistën e saj për Esquire, se marrëdhënia që ka me 54 vjecarin e bën të ndihet me fat.
Madje ndonjëherë ajo mbetet pa fjalë në lidhje me marrëdhënien e tyre miqësore që më pas u kthye në romantike.
“Ka dicka shumë të bukur, por më mungon artikulimi dhe nuk e shpjegoj dot se si është në të vërtetë kur dikush hyn në jetën tënde dhe të bën një person më të mirë, sa që nuk mendoje se do të ishe ndonjëherë.”
Cifti ka një miqësi 20 vjecare të cilën e kanë ruajtur edhe kur kanë qenë në marrëdhënie me persona të tjerë.
“Mendoj se asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ndodhte kjo dhe do të ishim sic jemi sot”, tha ajo.
Megjithatë aktorja thotë se nuk po nxitojnë drejt altarit.
“Më pëlqen që të mendoj se cdo gjë është e mundur, por për momentin po shijoj momentin, djalin tim, jetën dhe shoqërinë”, ka thënë Charlize.

Advertisement