Dashi: Përfitoni nga mundësitë fituese që ju dhurohen nga yjet dhe shprehni shpirtin tuaj të iniciativës: në familje e mes miqsh do të keni një aftësi speciale për të zgjidhur problemet. Përfitoni nga favorizimi i Hënës për të rikrijuar pak intimitet me partnerin, zgjidhni të kaloni një mbrëmje me njëri-tjetrin, larg impenjimeve dhe zhurmave të njerëzve.
Demi: Qielli sot ju bën veçanërisht të çuditshëm e krijues. Ndiqni intuitën tuaj e nuk do të gaboni. Drejtoni antenat dhe talenti juaj i spikatur do të sjellë frymëzime të reja të çmuara. Nuk do të mungojnë hyrjet e parave dhe fitimet financiare. Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie kjo do të jetë dita juaj: kuptimi me partnerin do të fitojë pikë dhe interes nga të dy.
Binjakët: Humori është plot gjallëri. Jeni konfuzë dhe ndoshta kjo ju ndodh ngaqë nuk doni të njëjtën gjë pas një kohe të shkurtër. Gabime të mundshme në punë: mos i lini pas dore detajet, përpiquni të jeni më specifikë. Kundërshtisë Hënore i shtohet edhe ajo Diellit, Jupiterit dhe Saturnit. Ekuilibri juaj ndjen peshën e rutinës që këto kohë është më impenjative.
Gaforrja: Nuk ka rreziqe serioze ndaj mund t’i përballoni të rejat me besimin se gjithçka do të shkojë mirë. Gjithsesi duhet të vini rregull rreth jush si në marrëdhënie ashtu edhe në çështje praktike. Disa projekte për momentin duhen braktisur: kështu do të evitoni zhgënjime, shpenzime energjish e parash. Dedikojini kohë pushimit, pa refuzuar propozime për kohë të lirë dhe argëtim.
Luani: Mund të kuptohet lehtësisht se gjithçka shkon për mirë tani që keni rigjetur qetësinë, sigurinë, kthjelltësinë: nga ana tjetër me Hënën tek Shigjetari nuk mund të ndodhte ndryshe. Zotërim i gjesteve, kontroll emocional, një logjikë që është e përsosur! Nëse besoni në një takim të veçantë mund edhe të kënaqeni, por jini të vetëdijshëm se çështja mund të marrë një kthesë për keq.
Virgjëresha: Nuk është aspak çudi nëse për shkak të kuadraturës hënore humori juaj do të bjerë dhe do të jeni më pak xhentilë dhe shoqërorë se zakonisht. Besojuni miqve, tregojini shqetësimet tuaja dhe përfshijini në zgjidhjet e problemeve. Në mbrëmje bëni një program rikarikimi psikofizik por evitoni ndonjë praktikë sportive shumë të lodhshme apo konkuruese.
Peshorja: Mëngjes i mbarë gjysma e punës. Përqendrojini takimet e punës në pjesën e parë të ditës, do të jeni më bindës dhe konstruktiv. Atmosfera është shumë e këndshme me miqtë dhe optimizmi juaj do t’i pushtojë të gjithë. Çiftet do të shohin të përmirësohet marrëveshja me partnerin si në nivelin intelektual ashtu edhe në atë seksual, një faktor ky shumë i rëndësishëm.
Akrepi: Fiksojini mirë objektivat, përndryshe energjitë tuaja do të shpërhapen në mijëra drejtime dhe nuk do të qullosni gjë. Sensi praktik do t’ju ndihmojë të dalloni mundësitë e mira nga ato më pak avantazhuese. Një projekt duhet riparë nën dritën e ngjarjeve të reja. Në fushën afektive gjithçka paraqitet mirë: fantazia juaj mund të ndizet dhe mund t’ja lejoni vetes të jeni më “akrepa” se kurrë.
Shigjetari: Hënë e re në shenjë. Shoqërorë, të shkëlqyer dhe me reflekse të shpejta do të keni aftësinë të kuptoni në ajër njerëz dhe situata: kjo do t’ju lejojë të jeni gjithnjë një hap më përpara të tjerëve. Një mbrëmje e gëzuar do t’ua bëjë jetën afektive një furtunë ngjarjesh dhe situatash të këndshme emocionale. Surprizat e këndshme nuk do të mungojnë as për personat singëll.
Bricjapi: Pranoni me qetësi një konfrontim opinionesh. Mos ngulni këmbë në idetë tuaja edhe pse ju duken më largpamëse se ato të të tjerëve. Raportet me ambjentin krijojnë tension? Ndoshta pretendoni shumë, përpiquni të mbani një gjendje të qetë shpirtërore. Synoni mirëqenien: keni nevojë të forcoheni, disintoksikoheni, të ndryshoni zakonet, ndryshoni dietë, të bëni më tepër lëvizje.
Ujori: Nëse në punë gjithçka shkon vaj, nuk mund të themi të njëjtën gjë për dashurinë. Disa shkundje do të rigjallërojnë një raport që ka humbur pak entuziazëm. Mos i merrni të mirëqena ndjenjat e të tjerëve apo më keq akoma të përfitoni nga to: respektoni ritmet e partnerit. Shëndeti nuk ju shqetëson dhe për momentin duket se jeni shumë të përqendruar në kurimin e imazhit. Një look i ri do t’ju kënaqë.
Peshqit: Përpiquni të mbani nën kontroll ankthin e krijuar nga Hëna negative tek Shigjetari dhe përfitoni nga favoret e Venusit dhe Plutonit që ju mbështesin fizikisht dhe mendërisht. Dashuria dhe miqësia mund të ndërthuren duke ju hutuar. Mund t’ju vijnë ide të reja për të gjallëruar punën dhe studimin. Merrni pak kohë për t’ja dedikuar familjes dhe vetes.