Dashi: Ditë e shkëlqyer! Do të gjeni mënyrën e duhur për të bashkuar teorinë me praktikën dhe kjo do të jetë në avantazhin tuaj. Me vëmendjen e duhur, sensi praktik dhe impenjimi, bashkuar me pak fat do t’ju bëjnë fitues. Sfera juaj sentimentale do të jetë e butë dhe e ëmbël. Do të keni kuptim të plotë me partnerin. Realizimi i një ëndrre nuk has pengesa: keni në dorë letrat e duhura.

Demi: Dita do të rrjedhë qetësisht pa ndonjë ekzaltim të veçantë. Do të zbuloni kënaqësi të vogla në përditshmërinë tuaj. Kjo falë Mërkurit që prej ditës së sotme është në trekëndësh me shenjën tuaj. Kapini rastet e arta që do të mbërrijnë në frontin ekonomik dhe tregohuni optimistë përsa i përket realizimit të një projekti. E keni nisur me këmbë të mbarë dhe keni as nën mëngë.

Advertisement

Binjakët: Pak ditë gri kjo e sotmja për shenjën tuaj. Dembelizëm, demotivim, pak melankoli do të jenë elementët dominues të gjendjes suaj shpirtërore, edhe pse në shumicën e rasteve nuk do të ketë arsye subjektive për këtë sjellje. Mes të tjerash do të jeni pak të këqinj me partnerin tuaj gjë që do të sjellë konflikte.

Gaforrja: Fazë lodhjeje dhe qetësie. Asgjë e rëndësishme për t’u shënuar në asnjë fushë: pas pasionit yjor të ditëve të mëparshme kjo gjendje nuk duhet konsideruar negative. Tani keni të gjithë kohën e duhur për t’u çlodhur, të rimendoni për veten, të lexoni një libër të mirë e t’a merrni me ngadalë. Shmangni lojrat e fatit. Kujdes me shpërqendrimin.

Luani: Jeta më në fund ju buzëqesh. E privilegjuar është zemra e hapur për emocione të ëmbla dhe momente të paharrueshme: një takim joshës ju ofron mundësinë për një aventurë të këndshme. Në punë do të çoni në fund me eficencë impenjimet e ndërmarra, mos e shtyni nisjen e një projekti nga frika se nuk jeni në lartësinë e duhur. Programe të këndshme në mbrëmje.

Virgjëresha: Ndoshta do të mbeteni pak të habitur e të zhgënjyer kur të kuptoni se persona e situata janë krejt ndryshe nga ç’ju ishin shfaqur deri më tani. Mos e shkakrkoni nervozizmin në familje por përpiquni të racionalizoni problemin. Pakte të qarta e miqësi jetëgjatë. Nëse besoni hidhuni në një sipërmarrje të re, por sigurohuni që gjithçka bëhet sipas rregullave.

Peshorja: Mbështetur nga Marsi në shenjë dhe Saturni e Dielli tek Shigjetari do të shquheni për grintën që keni në çdo gjë bëni. Hëna nuk do të rrijë duarlidhur por do t’ju sugjerojë strategji fituese për të përmirësuar pozicionin tuaj profesional dhe fitimet. Tregoni kujdes ndaj look-ut të kuruar në detaje: veshja, truku dhe një fizik i tonifikuar e sportiv rrisin vetëvlerësimin.

Akrepi: Duke pranuar një ftesë që do të rezultojë shumë e këndshme do të hyni në një orbitë të re njohjesh dhe interesash të nevojshme për punën tuaj. Përpara jush hapen prespektiva interesante: jini të zgjuar dhe përdoreni më së miri imazhin tuaj. Nëse jeni duke jetuar një histori dashurie, ndoshta është rasti të vini më tepër entuziazëm në çift: një darkë mund të ketë efektin e dëshiruar.

Shigjetari: Yjet ju përkëdhelin: përgatituni për një ditë të shkëlqyer, e shënjuar nga një gamë e gjerë mundësish, takime të këndshme dhe interesante nga pikëpamja intelektuale. Për dikë mund të bëhet e vështirë t’i thotë jo një aventure edhe nëse është në një marrëdhenie të kondsoliduar e të kënaqshme. Intuitë e mirë në fushën profesionale.

Bricjapi: Sot do të jenë të shumta punët për t’u sistemuar dhe praktikat për t’u çuar në fund, aq sa do të detyroheni të rrini jashtë orarit. Në këmbim do të arrini të thjeshtoni edhe t’i bëni të rrjedhshme edhe detyrat më të vështira. Mos u dekurajoni nga pengesat burokratike: me mprehtësi do të arrini të gjeni çelësat e duhur. Dashuria shumë mirë.

Ujori: Jeta afektive dhe ajo sociale do të pasurohen me elementë të rinj që do t’i bëjnë ato më tërheqëse, ekzaltuese dhe të gëzueshme: falë aftësisë suaj do të hyni dhe bëheni pjesë e një ambjenti ekskluziv. Në dashuri? Për të bërë përshtypje tek një njeri që nuk është fort i hapur ndaj bukurisë suaj, do të shfaqni gjithë repertorin tuaj personal.

Peshqit: Nëse me Hënën, Jupiterin dhe Saturnin kundërshtar sot dashuria nuk shkon mirë dhe familja ju jep më shumë dhimbje koke se sa qetësi, ngushëllimi vjen përmes pazarit: asgjë e pamatur, jeni mjaftueshëm inteligjentë për të mos bërë çmendurira. Kërkoni objekte apo mjete vertetë të nevojshme. Ka shumë mundësi të keni dhimbje koke si pasojë e tretjes: ushqehuni në mënyrë më të shëndetshme.