Dashi: Hëna tek Shigjetari do të mundësojë një jetë sociale më intensive se zakonisht: do të kaloni nga miqësitë më të thjeshta tek ato më të sofistikuarat. Do të gjeni mijëra mënyra për t’u argëtuar dhe jetuar intensivisht ditën. Në punë do të ndesheni me situata të komplikuara: do t’ju kërkohet të bëni kompromise për të zgjidhur atë që keni në mendje.

Demi:  Deri tani keni pasur shumë ide, por nuk dinit se si dhe me kë t’i realizonit: këto ditë do të takoni personat e duhur. Do të arrini t’ja gjeni fillin lëmshit dhe të eleminoni aktivitetet që nuk ju interesojnë. Pritshmëri të mira në dashuri. Të ngrohur nga pasioni dhe lojërat e reja me partnerin, lidhja do t’ju përfshijë akoma më tepër.

Advertisement

Binjakët:  Hëna tek Shigjetari është kundër shenjës suaj, paçka kësaj ju mund të mbështeteni tek një shtysë e fatit që do do të favorizojë impenjimet e marra për të hapur rrugë të reja. Të gjithë ju duan dhe ju i doni të gjithë. Pranoni ftesa dhe jini të hapur ndaj të rejave. Bëjeni partnerin të kuptojë, që edhe pse e doni keni nevojë për pak ajër dhe të mos ju marrë frymën, në të kundërt…

Gaforrja: Nëse qëndrimi me të tjerët do të thotë të grindeni dhe të varni turinjtë, do të ndiheni të vetmuar edhe pse në shoqëri.  Jeni të sigurt që faji nuk është kurrë i juaji? Evitoni situata të cilat mund të përkeqësojnë ndjeshmërinë dhe sensibilitetin tuaj. Është një ditë JO, plot me keqkuptime, humor të keq dhe vonesa. Në darkë merrni një çaj qetësues dhe shkoni në shtrat herët.

Luani: Krijues dhe plot  nxitim, falë Hënës sot nuk do të kurseheni. Ju pret një ditë stimuluese, gjatë së cilës duhet të rikonsideroni disa projekte të braktisura në të shkuarën. Nuk është kurrë vonë për të riprovuar.  Flasim për dashurinë: marrëveshja e një çifti të lumtur është kushti më i mirë dhe dita do të jetë vërtetë bujare në këtë aspekt.

Virgjëresha: Hëna është në Fushën tuaj të Katërt. Një sjellje më diplomatike do të ishte mëse e mirëpritur: mos jini gjithnjë të vetëmbushur dhe gjithnjë gati të shtypni atë që ju propozohet nga të tjerët. Përveçse të jeni më të disponueshëm, mos lini në harresë objektivat thelbësorë. Atmosfera do të përmirësohet në pasditen e vonë, me një humor më të mirë dhe një surprizë në fushën e dashurisë.

Peshorja: Mos ndërmerrni sfida, pasi nuk duhet t’i tregoni askujt se sa vleni: jeni të ndërgjegjshëm për vlerën tuaj dhe kaq mjafton.  Nuk do të arrini të shmangeni nga impenjimet dhe punët e rënda, të cilat fatkeqësisht nuk do të arrini t’i përfundoni në kohën e paracaktuar. Nëse doni të largoni stresin, rezervojini kohë aktivitetit fizik, qofshin këto edhe shëtitje të thjeshta rreth shtëpisë.

Akrepi: Ndiheni gati për sfida të mëdha! Me Neptunin që ju favorizon, do të mrekulloni miq dhe të njohur me iniciativat fitimtare. Plutoni largpamës do t’ju bëjë të mundur që t’i jepni këshillat e duhura në momentin e duhur një të afërmi.  Paratë nuk do të mungojnë, por duhen menaxhuar në mënyrën më të mirë. Prespektiva duket joshëse por nuk do të mungojnë shpenzimet edhe ato jashtë programit.

Shigjetari: Jeni të gatshëm kundrejt atyre që kanë ndërmend t’ju pengojnë. Ditë gjithsesi ideale për t’u marrë dhe zgjidhur procedura burokratike dhe ligjore. Do të arrini të zgjidhni në mënyrë origjinale problematika që lidhen me aktivitetin tuaj profesional. Për të qetësuar pakënaqësinë afektive thuajani vetes se keni nevojë për një lidhje të qëndrueshme. Por më pas duhet të përballeni me alergjinë që keni me lidhjet e gjata.

Bricjapi: Hëna do të bëhet miqësore në orën 14:48 dhe menjëherë dashuria do të fillojë të shndrisë. Lini mënjanë mendimet negative. Inatin dhe melankolinë dhe duke bërë kështu do të rinisni aksionin, të frymëzuar nga një optimizëm dhe energji e pashtershme. Të mira rezultatet në punë. Sensualitet i ëmbël me partnerin. Do të ndjeni dashurinë e sinqertë të miqve tuaj dhe do të jeni të gatshëm të bëni gjithçka për t’i shpërblyer.

Ujori: Venusi në kundërshti do të vazhdojë t’a bëjë të pasigurt mirëkuptimin në çift. Partneri kërkon shumë vëmendje. Ju mund të ndiheni të mbytur nga disa kërkesa dhe sjellje të tij. Para se të mërziteni bëni një mea culpa. Sa herë ka ndodhur që jeni ju që silleni në mënyrë posesive dhe xheloze? Gjithçka mirë përsa i përket punës. Nuk do të mungojnë rezultatet pozitive.

Peshqit: Nuk jeni nga ata tipa që pranoni thjesht humbjen dhe Hëna sot do të risjellë në mendje disa kujtime të pakëndshme duke ju zgjuar një gjendje dhe dëshirë për t’u hakmarrë. Mbytini menjëherë këto ndjesi. Keni shumë gjëra të tjera për të cilat të mendoni këtë periudhë. Edhe forma fizike nuk do të jetë në maksimum e gjithashtu mund të prekeni nga ndonjë shqetësim në stomak e lidhur nga një mënyrë të ushqyeri jo shumë të ekuilibruar.