Singëlli më i ri i Justin Bieber titulllohet “Hold On” dhe do të publikohet më 5 Mars. Ky material i paraprin daljes së albumit “Justice”, i disponueshëm për publikun që prej datë 19 Mars. Për momentin nuk dihet ende asgjë për natyrën e këngës, ama dihet se si do të jetë albumi i ri i artistit. Ai ka shpjeguar gjatë nëpërmjet një postimi në Instagram:
“Në një kohë kur ka kaq shumë të këqija në këtë planet të shkatërruar, të gjithë dëshirojmë shërim dhe drejtësi për njerëzimin. Në krijimin e këtij albumi qëllimi im ka qenë të bëj muzikë që ofron konfort, të krijoj këngë që njerëzit të mund të gjejnë veten dhe të lidhen e të ndihen më pak të vetmuar. Vuajtja, padrejtësia dhe dhimbja mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen të pafuqishëm. Muzika është një mjet i shkëlqyer për t’i kujtuar njëri-tjetrit se nuk jemi vetëm. Muzika mund të jetë një mënyrë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Unë e di se nuk mundem të zgjidh padrejtësitë duke bërë muzikë, por e di mjaft mirë që nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë duke përdorur dhuntitë tona për t’i shërbyer këtij planeti dhe njëri-tjetrit, ne do të jemi shumë më pranë të qenurit të bashkuar. Ky jam unë duke bërë një pjesëz të vogël. Pjesën time. “