Kourtney Kardashian sapo ka nisur lidhjen e re, por Scott Disick thotë se është gati të martohet sërish me të

Ndonëse pas divorcit të dy kanë patur persona të ndryshëm në krahë, shpresat që Scott Disick dhe Kourtney Kardashian të rikthehen së bashku kurrë nuk janë shuar. Në një video të shkëputur nga episodi i ardhshëm i “Keeping Up with the Kardashians”, 37 vjeçari pranon se akoma është i dashuruar me Kourtney.

“Kudo që qëndron Kourt, unë qëndroj me të përgjithmonë”, thotë Disick pasi Kim Kardashian pyet kur ai dhe Kourtney do të kthehen së bashku. “Unë të dua. Dhe unë jam gati të martohem me ty, tani për tani. Kourtney e di që përfundimisht ne do të martohemi dhe do të bëjmë një jetë të mirë”, vazhdon ai.

Advertisement

Deklarata e Disick pasohet nga deklarata e Kris Jenner që i thotë t’i propozojë, duke bërë shaka se kjo do ta bëjë Kourtney ‘të ndihet mirë’ pasi ajo dhe Disick kanë tre fëmijë.

Nga komentet lozonjare tek fotot e tyre të përzemërta, lëvizjet e dy të famshëmve në rrjetet sociale u kanë dhënë shpesh ndjekësve mjaft material për të folur. Ndërsa Scott dhe Kourtney janë ndarë prej vitesh, ata mbeten miq dhe kanë 3 fëmijë së bashku: Mason Disick, 11 vjeç; Penelope Disick, 8 vjeç dhe Reign Disick, 6 vjeç.

Kourtnery Kardashian dhe Scott Disick takohen shpesh dhe kalojnë kohë me njëri-tjetrin, gjë që i ka bërë shpesh fansat të mendojnë se ata janë rikthyer bashkë. Pak kohë më parë mediat rozë kanë konfirmuar lidhjen e tij me vajzën simpatike, që u fotografua muajin e shkuar. E dashura e re e Scott quhet Amelia Hamlin dhe është 19 vjeçe. Ata të dy janë parë bashkë shumë të afërt duke shëtitur në Malibu. Madje Disick është kapur duke i hedhur dorën në qafë Amelias dhe të dy dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Kourtney Kardashian bëri publike lidhjen e saj të re pak ditë më parë. Fill pasi festuan së bashku Shën Valentinin, 41-vjeçarja dhe Travis Barker pranuan romancën e tyre përmes rrjeteve sociale. Kourtney dhe Travis, 45 publikuan në Instagram-et përkatëse një fotografi, teksa duart e tyre shfaqeshin të ndërthurura me njëra-tjetrën.