Historia përsëritet: Tristan la dikë shtatzënë, ndërkohë që ishte me Khloe-in

Jeta bashkë-prindërore e Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian duket se ka sërish probleme! Dyshimet e radhës flasin jo vetëm për një tradhti tjetër të Tristan, por një fëmijë. Së fundmi, basketbollisti është akuzuar nga trajnerja e tij personale, Maralee Nichols me të cilën mendohet se ka patur një marrëdhënie që prej marsit të 2021-shit, pra gjatë kohës që ka qenë me Khloe-in.

Gruaja në fjalë ka ngritur padi pasi kërkon që Thompson të përgjigjet për fëmijën, pavarësisht se bebushi nuk ka ardhur ende në jetë. Ajo shpreson që Tristan të mbulojë gjithçka në lidhje me shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin ndaj bebit.

Advertisement

Nisur nga të dhënat, mendohet që bebi të jetë ngjizur në periudhën kur ish-partneri i Khloe-s po festonte ditëlindjen e tij të 30-të në Houston, por pretendimet e personit të tretë thonë se lidhja e tyre është më e gjatë se kaq, specifikisht 6 muaj para ditëlindjes së tij.

Ajo pretendon se e ka takuar dhe ka udhëtuar me të edhe gjatë periudhës së shtatzënisë, por çfarë thotë ai?

Sipas Daily Mail, Thompson është i sigurtë kur thotë se ai dhe Nicole kanë kaluar bashkë vetëm 1 natë dhe s’ka pasur asnjë histori tjetër. Pavarësisht pretendimeve të tij, ka kërkuar ta mbajë këtë histori të fshehur, por gjërat s’kanë shkuar sipas parashikimeve.

Nisur nga llogaritë e internetit, Thomposon dhe Kardashian ishin ndarë 1 javë para ditëlindjes së tij të 30-të, por cili është varianti i vërtetë i historisë mbetet akoma pikëpyetje.