Historia e Jay Z me Rachel Roy. A kishte tradhëti?

Publikimi i albumit të ri të Beyonce bëri lajm kudo, por menjëherë nisën spekulimet se ajo në tekstet e këngëve të saj fliste për tradhëtinë e shumëpërfolur të bashkëshortit të saj, Jay Z.
Në një prej këngëve, atë me titull “Sorry”, 34-vjecarja tregon se si i dashuri i saj nuk ka qenë besnik dhe e ka tradhëtuar me një vajzë, të cilës ajo në këngë i ka vënë emrin “Becky”.
Por menjëherë pas debutimit të “Lemonade”, stilistja Rachel Roy ka bërë një publikim në Instagram, cka tregonte se në fakt “Becky” ishte ajo.
Në këngën “Sorry”, Beyonce këndon: “Me gishtin e mesit lart, ngre duart lart. Ja përplas në fytyrë, i them mirupafshim djalosh… unë nuk të mendoj më”, ndërsa përfundon duke kënduar: “Ai le ti telefonojë Becky-t me flokë të bukur.”
Stilistja 42-vjecare Roy, pas publikimit të albumit ka postuar një foto në Instagram ku shkruan: “Kam flokë të bukur ndaj nuk më intereson, por pranoj edhe ndricimin e mirë, për selfie ose edhe për të vërtetat e vetes. Jeto në dritë, mos u bëj dramatike.”
Fansat e Bey menjëherë kanë nisur akuzat se Roy ishte vajza me të cilën Jay Z e ka tradhëtuar, ndërsa në profilin e saj nuk kanë munguar as komentet fyese.
Mendohet se Roy ka qenë arsyeja edhe për sherrin e famshëm në ashensor mes Jay Z dhe motrës së Beyonce në Maj 2014.
Ndërkaq faqja e stilistes në Wikipedia është hackuar, foto e postuar në Instagram është fshirë, ndërsa profili i saj është bërë privat.

Advertisement