PD: Rama mori përsipër negociata private me Shullazin

Partia Demokratike ka folur sërish lidhur me garën për Universitetet dhe cështjen Shullazi, duke deklaruar se ka qenë ish-rektori Dhori Kule ai që ka denoncuar kërcënimet e Shullazit në Prokurori. Në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se pa ndërhyrjen e Prokurorisë nuk do të ishte bërë i mundur arrestimi i Shullazit ndërsa akuzoi qeverinë se po perpiqej që këtë cështje ta zgjidhte në mënyrë private.
“Z.Dhori Kule ka denoncuar në prokurori faktin se pasi ka bërë me dije kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë që ishte kërcënuar dhe kandidati për rektor, kryeministri e ka dërguar tek ministri i brendshëm, i cili në mënyrë krejt recidiviste, i premton se do ta zgjidhë ai çështjen. Denoncohet ky fakt në prokurori dhe vetëm pak orë më pas ish-kryeministri Berisha e ka deklaruar publikisht, u arrestua Shullazi dhe të mos kishte ndërhyrë prokuroria ne do të ishim përsëri përpara asaj që Sajmir Tahiri di të bëjë më mirë, të menaxhonte në mënyrë private krimin”, ka thënë Bylykbashi.
Bylykbashi ka vijuar me akuzat për lidhjen e qeverisë me krimin.
“Dënohet Sali Berisha, ai që denoncoi këtë krim, vetëm e vetëmpër t’i dhënë provën shqiptarëve që ne e mbrojmë krimin dhe me mbrojtjen që i japim këtij krimi askush nuk mund të guxojë që ta kundërshtojë këtë qeveri në zgjedhjet që do të afrohen. Besoj që provë më të fortë sesa kjo për inkriminimin  e kësaj qeverie nuk mund të ketë.”

Advertisement