Historia e Demi Lovatos është inspirimi i Christina Aguilera për ditët e saj të vështira

Christina Aguilera dhe Demi Lovato kanë një shoqëri të ngushtë prej kohësh, por pavarësisht kësaj, këngëtaret e njohura inspirohen nga njëra-tjetra. Aguilera nisi ‘Planet Hollywood residency, The Xperience’ në Las Vegas ditën e premte. Pyetur nga ‘E!News’ se si ndihej që Demi ishte në publik duke bërë tifo për të, ajo u shpreh se ishte diçka e mrekullueshme kur e di që është rritur me muzikën e saj.  

“Ajo më tha një histori kur erdhi dikur në një nga koncertet e mia, u kthye nga publiku dhe bënte sikur të ishte koncerti i saj. Është një histori e mrekullueshme dhe më pëlqen të dëgjoj gjëra të tilla. Unë isha në turneun e ‘Back to Basics’ dhe isha shtatzënë me djalin tim. Këto momente, këto histori janë ajo çfarë më bën të eci përpara në ditët e mia të vështira”, është shprehur Christina.

Advertisement

Më pas, gjatë hapjes, Lovato publikoi disa foto në prapaskenë të koncertit, ku shfaqej pranë me këngëtaren. Edhe pse tashmë janë mikesha dhe kanë një bashkëpunim së bashku, kjo performancë ishte tepër e rëndësishme për të. “Nuk të kam parë në koncerte që kur kam qenë 14 vjeç. Nuk mund ta besoj sa ka ndryshuar jeta që atëherë. Vazhdo kështu”, ka shkruar Demi. Përveç se një karrierë të suksesshme, këngëtaret e njohura kanë dhe një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën, aq sa mund t’i quajmë shoqe për jetë.

/RevistaWho/