Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, tashmë në moshën 70-vjeçare ka rrëshqitur dy herë teksa po zbriste disa shkallë gjatë qëndrimit të saj në Indi, vetëm 5 muaj pasi lëndoi këmbën në Londër.
Kamerat u fokusuan në Mandu të Indisë, gjatë së hënës, kur Clinton ishte duke zbritur disa shkallë prej guri në pallatin “Jahaj Maha”, e rrëshqiti dy herë radhazi, por pati fatin e mirë që shoqëruesit e saj e kapën përkrahu deri në fund.
Hillary ndodhet në Indi për të folur dhe për të promovuar librin e saj “What Happened” (Çfarë ndodhi), ku shpjegon arsyet e humbjes së saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Clinton fajësoi votuesit që nuk dëshirojnë që njerëzit me ngjyrë të kenë të drejta të njëjta me të tjerët, apo që gratë të punësohen, siç dëgjohet në videon e publikuar të fjalimit të saj gjatë së dielës.
Rrëshqitjet në Indi janë të fundit në një seri të gjatë incidentesh me rrëzime, disa të rënda e disa më të lehta, gjë që nxitën kundërshtarët e saj politikë të spekulonin mbi neglizhimin e problemeve shëndetësore të mundshme të saj.