Harry Styles mund të ketë zbuluar disa detaje private të jetës së tij përmes këngëve të reja.
Disa ditë pasi performoi live dy këngët më të reja Medicine dhe Anna, fansat kanë nisur të dyshojnë mbi seksualitetin e këngëtarit, duke zbuluar se ish këngëtari i grupit ‘One Direction’ mund të jetë biseksual.
Në një pjesë të tekstit të këngës Medicine këngëtari thotë “Here to take my medicine, here to take my medicine/ Treat you like a gentleman/ Treat you like a gentleman” dhe më pas “The boys and girls are here/ I mess ‘round a bit/ And I’m okay with it”.
Këto frazëa kanë ngjallur dyshimet se Harry Styles mund të ketë pëlqime për të dyja gjinitë.
Komentet në rrjete sociale kanë shpërthyer drejt këngëtarit 24-vjeçar, i cili edhe më parë kishte ngjallur dyshime për orientimin e tij seksual.
Në një intervistë kohë më parë për The Sun, Styles kishte deklaruar që është diçka personale dhe nuk ka arsye që të shpjegojë orejtimin e tij.