Deri tani kemi dëgjuar e lexuar shpesh raste kur janë ndërtuar banesa prej akulli në polet e planetit përgjatë periudhës së dimrit.
Por rasti në fjalë është i pari hotel prej akulli që do të qëndrojë në shërbim përgjatë gjithë vitit.
Ai është ndërtuar në veri të Suedisë dhe pas 27 vitesh ndërtimi të herëpashershëm çdo dimër, këtë herë ai do të qëndrojë i hapur për çdo ditë të vitit.
Kjo në sajë të një sistemi të ri ftohjeje që do të mbajë të ngrirë muret e tij në disa dhoma luksoze, suita dhe bare që janë në brendësi.
Ndërkohë që disa pjesë të hotelit do të shkrijnë dhe rindërtohen sërish, suitat kryesore do të vijojnë të jenë në shërbim.
Hoteli lokalizohet vetëm 200 km larg Polit të Veriut dhe në ndërtimin e tij janë përdorur më tepër se 5000 ton akull.