Kënga “Without me” është ndoshta më personalja e Halsey-t, e cila në një intervistë për Beats 1 Radio tha se “është lodhur duke mos shkruar për jetën e vet”.
Kënga u krijua gjatë kohës kur ajo dhe G-Eazy ishin të ndarë.
Halsey dhe G-Eazy i dhanë fund në korrik të këtij viti, megjithatë burime pranë E-News, thanë se çifti u panë teksa mbanin duart me njëri-tjetrit në festën e organizuar pas ndarjes së çmimeve MTV VMA. Ata qëndruan bashkë për më shumë se 1 vit dhe duket se nuk janë gati të heqin dorë përfundimisht nga historia e tyre.
Dyshja është ribashkuar dhe po punojnë që gjërat të fuksionojnë.