Hakmarrja nuk paska mbaruar, “On Records” fshin dhe këngën e re të Mozzik nga YouTube

Pas largimit të Mozzik dhe Getinjo-s nga label-i “On Records”, duket se ka nisur një hakmarrje nga këta të fundit ndaj vëllezërve.

Pasi u fshinë disa këngë të tyre disa muaj më parë, nga kanali “Youtube” është fshirë dhe kënga “Madam”, hiti i ri që solli Mozzik e që brenda pak ditësh arriti të klikohet mbi 7 milion herë.

Advertisement

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një InstaStory, ku ka shkruar: “Marrë ju qoftë.”

Kujtojmë që para disa muajsh Mehmet Elshani ka hedhur në gjyq dy vëllëzërit Mozzik dhe Getinjo pas largimit të tyre nga label-i ku edhe e nisën karrierën.