Hailey Bieber është në pritje të ëmbël…

Hailey Bieber dhe Justin Bieber do të bëhen prindër! Çifti ka ndarë lajmin e ëmbël me njerëzit, përmes një videoje dhe fotove në Instagram.

Advertisement

Lajmi vjen pas thashethemeve se Hailey ishte shtatzënë, ku njerëzit në TikTok iu referuan veshjes së saj me një fustan të gjerë, në ngjyrë të bardhë. Modelja dhe këngëtari kanë qenë gjithnjë shumë të hapur për të zgjeruar familjen dhe nuk i kanë kursyer komentet nëpër intervista.

Në vitin 2021, në një intervistë me Elle, Hailey tha se ajo dhe Justin kishin folur dhe e kishin vendosur që të martoheshin të rinj, të krijonin familje dhe të ndërtonin jetën e tyre. “Edhe para se ta njiheshim, e dinim që donim të ishim me njëri-tjetrin”.