Hailey Baldwin merr mbiemrin e burrit :p

Pak javë më parë bënë tatuazhe të njëjtë dhe tani i bënë njësoj edhe mbiemrat, të paktën nëpër rrjete sociale.  Të premten Hailey Baldwin e ndryshoi emrin e saj në Instagram në “Hailey Bieber,” dhe në bio vuri emrin e saj të plotë “Hailey Rhode Bieber” si për të reflektuar lidhjen me Justin. 

U tha se çifti u martua në shtator, por Baldwin e mohoi një gjë të tillë. Çifti nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht nëse është martuar edhe pse Bieber herë pas here lëshon “shashka”. Të premten këngëtari postoi një foto shoqëruar me shkrimin “Gruaja ime është e mrekullueshme”. Ja tek e keni postimin në fjalë. 

Advertisement