Guetta dhe Kid Rock në ishull

Evenimenti madhështor i MTV International do të mbahet këtë vit në Maltë në 30 qershor. Janë programuar edhe performanca të Scissor Sisters dhe Kelis. Isle Of MTV është një nga eventet verorë më të rëndësishëm të rrjetit muzikor dhe këtë vit premton të jetë akoma më përfshirës dhe elektrizues. Shfaqja do të jetë falas dhe zhvillohet për të katërtin vit radhazi në sheshin e Fosos Square në Floriana, ishullin e Maltës. Pritet të marrin pjesë më tepër se 50 mijë të rinj nga e gjithë Europa.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -