Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur banorët e ishullit Gavdos, në jug-lindje të Kretës. Tërmeti është regjistruar 30 minuta pas mesnate dhe epiqendra e tij ishte në zonën detare 426 km në jug të Athinës, në një thellësi prej 8 km. Lëkundjet sizmike janë ndjerë pothuajse në të gjithë ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët.
Sipas specialistëve të Organizmit Antisizmik, tërmeti është shkaktuar si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike të Afrikës dhe Europës, një fenomen plotësisht i natyrshëm dhe që nuk duhet parë me shqetësim. Gjithashtu, sizmologët theksojnë se kjo lëkundje nuk ka asnjë lidhje me tërmetet që goditën ishullin Kos, një prej të cilëve me magnitudë 6.4 ballë, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve.