Bruno Mars triumfoi në ndarjen e çmimeve të Grammy Awards 2018, që u mbajt të dielën mbrëma, përfshirë këtu edhe albumin më të mirë të vitit “24K Magic”.

Këngëtari “tronditi” fansat e Kendrick Lamar dhe Jay-z. Kjo pasi Lamar u kthye në shtëpi me pesë çmime kurse Jay-Z  pa asnjë.

Advertisement

Ndërsa këta janë disa nga fituesit e tjerë:

Ed Sheeran mori çmimet “Albumi me zërin më të mirë pop”, “Perfomanca më e mirë solo pop”

Alessia Cara u zgjodh si “Artistja më e mirë e re”.

Portugal. The Man mori çmimin “Grupi më të mirë me perfomancën më të mirë në duo pop”.

Chris Stapleton fitoi çmimin “Kënga më e mirë country”.

Foo Fighters u shpërblye me “Kënga më e mirë rock”.

Grupi “The war on Drugs” albumi i tyre “A deeper understanding” u shpall si më i miri rock.