Grabitet magazina e Demi Moore, vidhen veshje me vlerë 200 mijë dollarë

Aktores Demi Moore i janë vjedhur sende, kryesisht veshje, që kapin vlerën e 200 mijë dollarëve, pas grabitjes në një prej magazinave të saj në Hollywood.
Sendet që mungonin janë vënë re nga një prej asistentëve të saj.
Sipas burimeve, duket se grabitja ka qenë dicka e mirëmenduar dhe ndoshta e kryer nga vetë punonjësit e godinës, pasi nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë.
Edhe pse ende policia po pret një listë të sendeve që mungojnë, njoftohet se pjesa më e madhe ishin veshje.
Ndoshta ky do të jetë një krim pa autor, pasi prej më shumë se gjashtë muajsh askush nuk kontrollonte magazinën e Moore, dhe sipas policisë, xhirimet e kamerave të sigurisë nuk ruhen për një kohë kaq të gjatë.

Advertisement