Taylor Swift nuk do të jetë më e pandehur në padinë e ngritur ndaj saj, nga Ish-DJ në Kolorado, me pretendimin se akuza që Swift kishte ngritur ndaj ti për ngacmim seksual, bëri paditësin të largohet nga puna.
Ky vendim është marrë nga një gjykatës, të premten në mbrëmje, duke bërë që proçesi të vashdojë vetëm ndaj nënës së këngëtares, Andrea Swift dhe drejtorit të promovimit në kanalet radiofonike Frank Bell.Të hënën juria do të dëgjojë dhe argumentat mbyllës të çeshtjes për të vazhduar me padinë që vetë këngëtarja ka ngritur ndaj ish-DJ.
E lumtur dhe e emocionuar, Këngëtarja ka përqafuar dy avokatët e saj, dhe dukej e lehtësuar pas vendimit të marrë, shkruan CNN.
Gjyqtari ka pranuar kërkesën e avokatit të artistes për ta larguar si të paditur, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se Swift kishte vepruar në mënyrë të parregullt.
Gjatë proçesit, këngëtarja i është kthyer avokatit të paditësit: “Unë po akuzohem për një ngjarje negative të jetës së DJ, që ka ardhur si pasojë e veprimeve të tij dhe jo të mija.”