Oh, Gigi!

Në numrin e ri të revistës së famshme Harper’s Baazar, është pikërisht ajo, supermodelja Gigig Hadid. Gjatë intervistës ekskluzive të përgatitur nga mikja e saj, aktorja e njohur Blake Lively, Gigi foli për rrjetet sociale, gratë që mbështesin gratë dhe sigurisht dashurinë dhe përkujdesin ndaj vetes.

Advertisement

E le të ndalemi pak tek kjo e fundit, ku shpesh modelja është kthyer në një shënjestër nga njerëz të shumtë të cilët e kanë kritikuar atë për peshë, pse është aq e dobët etj, etj.

Gigi sigurisht nuk i ka anashkaluar komentet, madje ndonjëherë i ka marrë edhe si këshilla, por gjithmonë përpiqet t’i rikujtojë vetes se jeta është për të dashur veten ashtu siç është dhe të mos ndikohet shumë nga “zhurmat”.

“Nëse do të zgjidhja, do të doja të kisha të pasmet e atëhershme dhe gjoksin gjithashtu. Megjithatë, sinqerisht, nuk mund t’a kthejmë kokën pas me pendesë. E dashuroja trupin time disa vite më parë, dhe e dashur edhe tani”, është shprehur modelja. “Kushdo që po lexon këtë, dua të kuptoni që tre vite më vonë do shikoni një fotografi të trupit që keni tani dhe do të mendoni se sa të mirë dukeni. Pse duhet të ndihesh keq nga një mendim idiot që dikush ka thënë lidhur me të?”