Nuk kaloi gjatë që kur doli lajmi se Gigi Hadid do të ecte në pasarelën e Victoria’s Secret, që fansat kinezë të inatoseshin dhe të kërkonin mos-pjesëmarrjen e saj në shfaqje.
Dhe e gjitha kjo, vetëm për shkak të një videoje të saj postuar disa kohë më parë.
Fansat u ekzaltuan jashtë mase kur mësuan se Gigi do t’i bashkohej motrës së saj Bella Hadid në pasarelën e VS që do të mbahet në Kinë më 28 Nëntor. Megjithatë, në shumë pak kohë, pjesëmarrja e saj në këtë shfaqje do të përballej me një tufë fansash kinezë të inatosur për shkak të një videoje të postuar disa kohë më parë këtë vit, ku Gigi duket se “tallet” me një kukull të vogël të Budës, duke zvogëluar sytë. Tani Gigi e ka një përgjigje, por nuk është aspak falje!
this is y’all woke palestine queen? Gigi out here mocking Asian people. i would say she’s cancelled but she never started. rat @GiGiHadid pic.twitter.com/b6wj5k1sXE
— . (@hvrrystime) February 5, 2017
“Fotoja e marrë nga videoja, është marrë jashtë konteksti dhe i është bashkangjitur një titulli për të dhënë idenë e diçkaje që nuk është aspak e vërtetë,” i shkroi Gigi një fansi në InstaDirect.
“Më mërzit fakti që njerëzit lëndohen vetëm se dikush tjetër krijoi një histori të asaj që kishte ndodhur aty..dhe e di që do qarkullojë për disa kohë sepse ndodhet në internet tashmë, por e vetmja gjë që vërtetoj është t’u tregoj njerëzve kush jam. Sapo kalova pak kohë në Kinë dhe u kënaqa shumë dhe gëzoj vetëm respekt e vlerësim për fansat e mi aziatikë! Shpresoj që të tjerët të më gjykojnë bazuar në eksperiencën e tyre me mua dhe të kuptojnë se disa njerëz mund të përgënjeshtrojnë çdo gjë në rrjete sociale e të krijojnë skenare kur në të vërtetë nuk ka.” Duket se ajo po përpiqet të rregullojë situaten, por a mjafton kjo për fansat e inatosur?
“Kina nuk e mirëpret dikë që diskriminon aziatikët,” shkroi një fans i inatosur. “Kina nuk e mirëpret Gigin,” shtoi një tjetër. “Mos eja në Azi, sepse nuk je e mirëpritur,” shkroi përsëri një fans.
Për momentin duket se rrëmuja do të vazhdojë! Do heqë dorë Gigi nga shfaqja njësoj siç bëri mikesha e saj Kendall? Na mbetet të presim!