Gigi Hadid, modelja që ka mbuluar më shumë kopertina revistash për 2018

Motrat Gigi dhe Bella Hadid janë dy supermodelet më të kërkuara. Ato janë shumë të suksesshme por edhe në konkurrente me njëra-tjetrën. Gigi i ka rrëmbyer motrës më të vogël titullin duke u kurorëzuar modelja “Top Cover Model”. 23-vjeçarja është shpallur modelja që ka mbuluar më shumë kopertina revistash se çdo kush tjetër për vitin 2018. Ylli i pasarelave është shfaqur në 11 kopertina revistash për këtë vit. Por ky nuk është suksesi i vetëm i Gigit, e cila është shpallur një nga modelet më të paguara për 2018. Përveç kësaj, ajo ka sfiluar për pothuajse të gjitha koleksionet pranverë/verë 2018, nga “Versace” deri tek “Stuart Weitzman”. /ATA/

Gigi-Hadid-JUne-July-2017-Harper-Bazaar-Magazine-Fashion-Dolce-Gabbana-Chanel-Saint-Laurent-Tom-Lorenzo-Site-1539c2cc9c6fef04568597f45784c0721covermarchusbazaar-may18-gigi-article15bdb5d5ecafe92daf69ace149e4d942e07ead1c38e126eb5243754da819aebdb