Agon Amiga jep lajmin e keq për fansat

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, reperi i njohur Agon Amiga ka dhënë një lajm jo të mirë për fansat e muzikës së tij. Ai ka njoftuar se koncertet e tij të fundvitit janë anuluar dhe reperi deri në fund të 2018 nuk do të jetë pjesë e koncerteve.
”Më vjen shumë keq. Ju njoftoj për anullimin e të gjitha koncerteve deri në fund të vititi 2018. Unë nuk do të jem prezent. Shihemi së shpejti”, shkruan reperi. Në ditët e fundit të 2018 reperi kishte shumë data të rezervuara për koncerte, të cilët me sa duket nuk do i realizojë. /RevistaWho/

Advertisement