Gigi Hadid i thërret Dua Lipës në mënyrën më të ëmbël për ditëlindje

Një ndër urimet më të veçanta që këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka marrë ka qenë pikërisht nga motra e të dashurit të saj Anwar, Gigi Hadid.

Modelja me famë botërore ka publikuar në rrjete një foto me Duan ku i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ëngjëll”. Duket se mrrëdhënia e Duas me motrën e Anwar është mjaft e mirë.

Advertisement

Megjithatë sa i përket motrës tjetër të tij, modeles Bella Hadid nuk dihet ende sesi janë raportet e tyre pasi në rrjete sociale nuk kanë asnjë foto bashkë.

Gjatë ditës që lamë pas Dua ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të mes familjarëve, miqve dhe të dashurit të saj Anwar Hadid.

/Opinion.al/