Gigi Hadid i jep fund lidhjes me Tyler dhe faji është i deklaratave të tij në media

Nëse ende nuk e keni marrë veten nga ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott, po ju themi se kemi të tjera lajme ndarjeje. Me sa duket, Gigi Hadid dhe Tyler Cameron i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-mujore. Është e vështirë ta pranojmë, duke qenë se dukeshin shumë të lumtur që kishin gjetur njëri-tjerin dhe Gigi po e ndihmonte Tyler-in të gjente një apartament në Nju Jork. Ai, po ashtu, e shoqëroi në funeralin e gjyshes modelen, çka do të thotë se ajo e kishte prezantuar me familjen të dashurin e ri.

Advertisement

Por, pikërisht atëherë kur dukej se gjërat po bëheshin serioze, çifti i ka dhënë fund lidhjes. Lajmin e kanë bërë të ditur E! News and Us Weekly. Me sa duket, deklaratat e Tyler në media kanë ndikuar në këtë vendim.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai u shpreh se me Gigi-n ishin thjesht shokë. Të njëjtën gjë Tyler e ka thënë vazhimisht në intervista, ndërsa së fundmi tha se “mund të ishte single”, duke konfirmuar se lidhja me Gigi-n ishte në krizë. Të gjitha këto kanë ndikuar në ndarjen e çiftit.

Sa keq!

/RevistaClass/