Së fundmi ato kanë pozuar nudo dhe të përqafuara për numrin e ri të revistës “Vogue”.
Ky botim ka shkaktuar shumë emocione të përziera tek fansat e tyre duke kritikuar si revistën ashtu edhe dy motrat.
Çdokush mund të mendojë se çfarë mund të ketë të gabuar tek lakuriqësia e dy vajzave që konsiderohen ndër më të bukurat në botë por ja që ky është problemi, lakuriqësia.
Në foto shihen se si dy motrat pozojnë përballë njëra-tjetrës të zhveshura duke mbuluar zonat intime me duart e njëra-tjetrës. Pas publikimit të kopertinës në faqen e Vogue në Instagram ka shpërthyer një lum komentesh negative duke kritikuar stafin e revistës se ky imazh i dy motrave është “i parehatshëm”.
“Mos ndoshta Vogue është kthyer në Playboy tashmë? “,- ka qenë një nga komentet e të tjerë e kanë konsideruar si “të pështirë, të neveritshme”.