Ditët e fundit, Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal, ku mbi të rëndojnë akuza për përdhunimin e një vajze në vitin 2009.
Lajmi është bërë publik nga media gjermane “DER SPEIGEL”,e cila ka edhe rrëfimin e plotë të 34-vjeçares Kathryn Mayorga që pretendon se është përdhunuar nga Ronaldo.
Mayorga ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur në Las Vegas në vitin 2009 kur ajo ishte rreth 25 vjeç. Aty Ronaldo e kishte marrë në një hotel dhe kishte kryer marrdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.
Gjithashtu, Mayorga ka deklaruar se Ronaldo i kishte ofruar shuma të konsiderueshme parash në mënyrë që ajo të heshte.
I gjendur në këtë situatë ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo duke mohuar gjithçka, duke thënë se gjithçka ishte një sulm ndaj tij dhe Kathryn kërkonte famë.
“Jo, jo, jo, jo, jo. Çfarë thanë ata sot? Lajme të rreme. Ata duan ta promovojnë veten duke përdorur emrin tim, duan famë. Kjo është normale. Ata duanë të bëhen të famshëm duke e thënë emrin tim, por kjo është pjesë e punës sime, duhet të mësohemi me sulme të tilla. Unë jam i lumtur, në rregull dhe gjithçka është mirë”, ka thënë Ronaldo.
Ndërkohë nga avokati i Ronaldos është ngritur edhe një padi në drejtim të gazetës gjermane, që e akuzon për prishje imazhi.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar sigurisht dhe Georgina Rodriguez, e fejuara dhe nëna e fëmijëve të tij, e cila ka thënë fjalën e saj përmes një statusi në Instagram, ku shkruan: “Gjthmonë i kalon pengesat që të dalin rrugës. Me shumë forcë demonstron gjithmonë se kush je. Gjithmonë e më shumë më i miri. Të dua”. Ndërkohë që fotoja është shkrepur në stadium teksa ajo ndiqte një nga ndeshjet e tij.