Vipat e showbizzit ndërkombëtar gjenerojnë aq shumë fitime gjatë karrierës së tyre sa ndonjëherë flasin me shifra vërtetë marramendëse.

I tillë është edhe rasti i George Clooney-t ku sipas medieve amerikane raportohet se u ka dhuruar nga një milion dollarë miqve të ngushtë të tij për t’i falënderuar për ndihmën që ata ia kanë dhënë gjatë karrierës së tij. Rane Gerber, biznesmen dhe burri i Cindy Crawford, i tha prestigjiozes amerikane MSNBC-së se Clooney e kishte befasuar atë dhe 13 persona të tjerë më 2013, kur të gjithë ishin ftuar në shtëpinë e aktorit për darkë.

Advertisement

Gerber tha se mysafirët gjetën valixhe ku secila prej tyre përmbante një milion dollar në prerje 20 dollarësh, afër karrigeve të tyre në tavolinën e drekës. Clooney thuhet t’u ketë thënë miqve të tij se ai do të dëshironte t’ua kthente të mirat, duke u treguar se sa shumë kishin pasur dhe kanë rëndësi ata në jetën e tij.

“Erdha në LA, dhe fjeta në shtëpitë tuaja. Jam shumë me fat në jetën time që t’ju kem të gjithëve, dhe nuk mund të isha ku jam sot pa ju të gjithëve”,- është shprehur Clooney.