Nuk e dimë për ju, por Taylor Swift ndihet sot si…28!

Këngëtarja e famshme është duke festuar ditëlindjen e saj pas një viti të suksesshëm për të. Duke nisur nga albumi i gjashtë “Reputation” (të cilin vazhdojmë ende ta dëgjojmë pa pushim) si dhe lidhja më e re romantike me 26-vjeçarin Joe Alwyn, e cila për çudi na ka dhënë përshtypjen se do zgjasë gjatë.

Advertisement

Gjithashtu duhet përmendur se stili i saj sa vjen e bëhet më interesant (kujtoni klipin e “Look What You Made Me Do”). Kështu për të festuar ditëlindjen e fitueses së shumë çmimeve Grammy, kemi përzgjedhur disa nga paraqitjet e saj më seksi.

Për më tepër shfletoni galerinë!