Pothuajse të gjithë këngëtarët hasen me probleme të ndryshme gjatë performancave të tyre.

Disa i shohim, e disa jo por tani po flasim për një incident që i ka ndodhur këngëtares së njohur Genta Ismaili. Gjatë performancës në një club, teksa kërcente këngëtarja ka rënë nga skena. Në redaksinë e Blitz.al ka ardhur një video gjatë këtij momenti kritik ku shihet se Genta ka rënë mbrapsht në pjesën ku qëndron publiku.

Advertisement

Duke qenë se Genta është shumë energjike në skenë mund të themi se ndodhin  edhe incidente të tilla, madje rikujtojmë se ajo është rrëzuar edhe disa kohë më parë gjatë një performance në New York. Gjithësesi shpresojmë që edhe këtë herë ta ketë kaluar me lehtësi.