Gënjeshtra e Beatrix për 1 Prillin, “i ngrin gjakun” së ëmës (Foto)

Për pak e “hëngrëm” edhe ne…

Sot është Dita e Gënjeshtrave dhe të gjithë mendojnë si të venë në lojë të tjerët pa u kapur “mat”.  Shumë herë për 1 prill gënjeshtrat shkojnë dëm, pasi çdokujt ia merr mendja që kanë gënjyer, por ky nuk është rasti i nënës së këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është trembur shumë nga rrengu që e bija i ka bërë.

Advertisement

Beatrix ka postuar në Instastory një bisedë në Whatsapp me nënën e saj, ku nga bidea shikojmë se këngëtarja i ka nisur së ëmës një foto të tre testeve të shtatzënisë që kanë dalë pozitiv.

E ëma ia kthen duke e pyetur “kush” dhe e telefonon, por Beatrix i shkruan vetëm “jam keq”. Ajo këmbëngul duke e telefonuar dhe i shkruan ta hapë telefonin. Në këtë moment Beatrix e ka kuptuar që e ka tepruar me shakanë dhe i shkruan se është një gënjeshtër për 1 prillin.

Duhet ta pranojmë, ishte vërtet e gjetur, por na vjen pak keq për nënën e saj. Ah, moj Trixa!