I ulur në një vaskë xhakuzi, Genc Prelvukaj ka dhënë një lajm të ri.
Ai njoftoi se albumin e ka gati.
Në llogarinë e tij të Instagramit reperi postoi një fotografi për të cilën të gjithë ata që kanë vapë do ta kenë lakmi.
“Albumi po vjen. 15-20 kange te reja. Cfare lloji te kangve doni me pase mbrenda?”, ka shkruar ai tek përshkrimi i imazhit të postuar, duke e pritur kështu mendimin e 145 mijë ndjekësve të tij.
Projekti i fundit i Gencit me videoklip është “Dilema”.
/Prive.al/