Rikthehet seriali i famshëm “Lizzie McGuire”

“Lizzie McGuire” është një nga serialet që është pëlqyer shumë nga adoleshentët edhe në Shqipëri gjatë viteve 2000.

Pas 15 vitesh nga përfundimi i tij, aktorja protagoniste Hilary Duff ka bërë të ditur se seriali do të rikthehet sërish në ekran.

Advertisement

Ajo dukej mjaft e entuziazmuar për këtë rikthim të serialit të Disney që i dhuroi famën.

“Surprizë! Jam përpjekur ta ruaj lumturinë për shumë kohë gjatë momentit që kemi punuar për këtë. Jam më shumë se e lumtur që do të rikthehem sërish në shtëpi, me vajzën time… por këtë herë në të 30-tat e saj”.

Këtë herë ajo nuk vijë si një 13-vjeçare, por si një vajzë e pjekur dhe rritur. Por Hilary nuk do të jetë e vetmja që do të rikthehet, sepse edhe seriali i animuar do të sillet në një version të ri dhe do të transmetohen në “Disney”.

/Opinion.al/