Shumë përpara se ata të pranonin dashurinë e njëri-tjetrit, ishin në rrethana të tjera.
Genc Fuga ishte pedagog i lëndës “Fjala artistike” ndërsa Eni Jani studentja e tij, që përpiqej të mësonte gjithçka që profesori i tregonte në auditor. Ata njiheshin që nga viti 1997, megjithatë fati e deshi që të ishin bashkë edhe më vonë.
Ndërkohë në një intervistë për “Panorama plus” Genci ka rrëfyer historinë e dashurisë dhe çfarë i premtoi ai studentes së tij para se të bëheshin çifti i konsoliduar që janë sot.
“Nuk i premtova botën se nuk e kisha këtë mundësi, nuk i premtova perfeksion se asnjë nuk është i tillë, por siguruam njëri-tjetrin që do të luftonim çdo ditë për ta arritur atë, duke filluar nga gjërat e vogla. Është në bindjen time që duhet luftuar përditë si për bukën, ashtu edhe për dashurinë! Nuk ka asgjë absolute! Gjithçka është relative e mbahet në balanca shumë të brishta.” – u shpreh aktori gjatë intervistës.
Eni dhe Genci së fundmi janë bërë pjesë e spektaklit “Dance with me” ku konkurojnë si çift.
Për më tepër, lexoni intervistën e plotë këtu.